E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas kumtesës, Ivanov ka theksuar se nuk ekzistojnë argumente që vendi të bllokohet në këtë fazë të procesit integrues në Union dhe se me përcaktimin e datës dhe fillimit të negociatave, Maqedonia do të marrë motivim plotësues për vazhdimin e reformave.
Presidenti Ivanov u takua me kryeministrin hungarez Orban


Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot u takua me kryeministrin e Republikës së Hungarisë Viktor Orban.

Në takim, siç njoftoi kabineti i presidentit, Ivanov i është falënderuar Orbanit për paralajmërimin se Hungaria do t'i shfrytëzojë të gjitha mundësitë që ta promovojë rëndësinë e hapjes së negociatave qasëse për Republikën e Maqedonisë dhe do ta vendos këtë çështje në takimet në rrjedhën e kryesimit hungarez me Bashkimin Evropian. Presidenti Ivanov ka theksuar se Maqedonia dhe qytetarët e saj e vlerësojnë mbështetjen e fuqishme dhe parimore nga Hungaria në këtë plan.

Sipas kumtesës, Ivanov ka theksuar se nuk ekzistojnë argumente që vendi të bllokohet në këtë fazë të procesit integrues në Union dhe se me përcaktimin e datës dhe fillimit të negociatave, Maqedonia do të marrë motivim plotësues për vazhdimin e reformave.

Dy bashkëbiseduesit janë dakorduar se hapja e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE do të jetë sinjal pozitiv edhe për rajonin, dhe konfirmim i kredibilitetit të zgjerimit të Unionit.

Kryeministri Orban ka deklaruar se interes i qartë evropian është që Maqedonia ta vazhdojë procesin integrues në Union dhe la theksuar se vendi mund të llogarisë në mbështetjen parimore nga Hungaria. Sipas tij, çështjet bilaterale nuk guxojnë të jenë pengesë në integrimet, dhe Hungaria do të angazhohet që Maqedonia sa më shpejtë t'i fillojë negociatat me BE-së.

"Në takim konstatimi i ndërsjellë ishte se marrëdhëniet bilaterale janë shkëlqyeshme. Presidenti Ivanov e përshëndeti nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik dhe mbajtje të forumit afarist, si hapa konkrete në drejtim të përdorcimit të bashkëpunimit ekonomik. Ai i theksoi sektorin energjetik dhe bankar të Maqedonisë si sfera në të cilat biznesmenët hungarezë mund të inkuadrohen me investime në Republikën e Maqedonisë", qëndron në kumtesë

Publikuar: 12.05.2011 | 15:29
Lexuar: 196 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime