E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë këtij intervenimi janë lënduar shumë aktivistë të Vetëvendosjes, por shihen të lënduar edhe në radhët e policisë – të cilët janë goditur me gurë dhe gjësende të tjera të forta nga aktivistët e Vetëvendosjes....
Tė lėnduar edhe Albin Kurti e Glauk Konjufca



(E plotësuar) Forcat speciale të policisë kanë intervenuar me gaz lotsjellës dhe me shkopinj gome kundër aktivistëve të Vetëvendosjes që janë mbledhur para objektit qeveritar (ish-Rilindja) – të cilët protestojnë kundër ardhjes se kryenegociatorit serb Borko Stefanoviq në Prishtinë.

Gjatë këtij intervenimi janë lënduar shumë aktivistë të Vetëvendosjes, por shihen të lënduar edhe në radhët e policisë – të cilët janë goditur me gurë dhe gjësende të tjera të forta nga aktivistët e Vetëvendosjes....

Raportohet se në mesin e të lënduarve nga gazi lotsjellës janë edhe drejtuesit e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.

Aktivistët e lënduar janë Gëzon Kastrati, Astrit Fazliu, Zgjim Hyseni, Veton Dragusha, Nystret Azemi, Blerim Maqastena dhe Naim Jakaj, të cilët janë dërguar në Emergjencë.

Vetëvendoje ka raportuar se policia ka goditur edhe autoambulancën me gaz lotsjellës dhe ka penguar në evakuimin e të lënduarve.

****

Aktivistë të lëvizjes Vetëvendosjes po protestojnë para ndërtesës qeveritare (ish-objekti i Rilindjes) duke brohoritur parullën “Marre, marre”, dhe duke hedhur ngjyrë të kuqe dhe gurë në oborrin e këtij objekti – për të kundërshtuar në këtë formë vizitën e udhëheqësit negociator serb Borko Stefanoviq.

Depërtimi i aktivistëve të Vetëvendosjes brenda oborrit të këtij objekti – ku thuhet se Stefanoviq është pritur nga zv/kryeministri Hajredin Kuçi – është ndalur nga njësitë policore të Kosovës, të cilët edhe kanë intervenuar në një rast me shkopinj gome.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se policia ka përdorur dhunë ndaj aktivistëve të saj.

Aktivistët e lënduar janë Gëzon Kastrati, Astrit Fazliu, Zgjim Hyseni, Veton Dragusha, Nystret Azemi, Blerim Maqastena dhe Naim Jakaj, të cilët janë dërguar në Emergjencë.

Ndërkaq, nga hedhja e gurëve nga ana e aktistëve të Vetëvendojes janë dëmtuar dy vetura policore që gjendjen brenda objektit qeveritar.

Bëhet e ditur se, Stefanoviq do të pritet edhe nga zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, njëherësh shefe e delegacionit të Prishtinës në bisedimet me Serbinë. /Zëri/

Publikuar: 12.05.2011 | 16:14
Lexuar: 479 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime