E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kur të cingërojë alarmi ndërsa pulsi dhe frymëmarrja juaj fillojnë të shpejtohen, më të nevojshmet janë ushqimet e pasura me vitaminë C të cilat do t’ju sigurojnë energji të re.
Hani nė kohėn e duhur, dobėsohuni pa asnjė mundim



Nëse në punë jeni të lidhur tetë orë për karrige dhe nëse gjatë tërë ditës hani ëmbëlsira dhe gjëra të tjetra, e tëra kjo së bashku me moslëvizshmërinë, do të krijojë depozita të yndyrës në trupin tuaj dhe do të çrregullojë metabolizmin dhe bioritmin. Që të shmangni shtimin e kilogramëve, hani ushqimet e duhura në kohën e duhur dhe do të humbisni kilogramët në mënyrë të lehtë dhe natyrale.

Kur të cingërojë alarmi ndërsa pulsi dhe frymëmarrja juaj fillojnë të shpejtohen, më të nevojshmet janë ushqimet e pasura me vitaminë C të cilat do t’ju sigurojnë energji të re.

-E nevojshme për një porcion: përzieni 3 lugë me drithëra, 3 lugë jogurt dhe 3 lugë qumësht me 250 gramë fruta sezonale.

-Këshilla: Për bombën shtesë me vitamina bëni limonadë nga një limon apo grejpfrut. Në këtë mënyrë do të filloni ditën me djegien e depozitave të yndyrave.

Mëngjesi i vonë - 10.00 h

Niveli i sheqerit në këtë kohë është më i ulët se zakonisht dhe ju ndieni nevojën për ushqim, para së gjithash për ëmbëlsira. Me kënaqësi do të kapnit në dorë sandviçin apo ndonjë keks të shijshëm i cili gjendet në tavolinën tuaj. Këto ushqime janë të mbushura me yndyra të cilat do t’ju sjellin kalori të tepërta, por jo edhe energji për fillimin e ditës së punës.

-Mëngjesi i vonë me plot energji: Fruta të freskëta (banane, dardha, molla) në kombinim me jogurt do të ndikojnë që ju të fitoni tërë energjinë e nevojshme dhe do të ndiheni shkëlqyeshëm.

-Këshilla: Nëse nuk jeni adhurues i frutave, në vend të tyre mund të hani edhe perime (karota, kungull, lulelakër të zier) në kombinim me djathë të freskët. Deri në orën 10 të mëngjesit duhet të pini minimum gjysmë litre ujë.

Dreka - 13:00 h

Fuqia e punës m’u në këtë kohë arrin në minimum. Kur stomaku të fillojë “të fishkëllejë”, është koha e duhur të shkoni për drekë. Në vend të salsiçeve të yndyrshme dhe mishit, merrni peshk. Nëse jeni në shtëpi, bëni një drekë të shijshme.

-Salmoni: Specin e grimësuar piqeni në vaj të ullirit e pak hudhër. Në enë shtoni domate nga konserva, mëlmesat që i dëshironi dhe piqeni për 10 minuta. Shtoni 50 ml. verë të bardhë dhe shtoni edhe 175 gramë file të salmonit. Në zjarr më të dobët lëreni të qëndrojë edhe rreth 7 minuta. Shërbejeni me oriz.

-Këshilla: Para ushqimit pini dy gota me ujë.

Koha për kafe - 15:00 h


Në këtë kohë niveli i sheqerit ngadalë fillon të zvogëlohet dhe paraqitet dëshira për ëmbëlsira. Karbohidratet do t’ju japin energjinë e nevojshme. Në filxhanin me kafe shtoni një lugë musli apo badem. Mos harroni që mungesa e lëngjeve mund t’ju lodhë.

-Energjia shtesë: Hani një copë të bukës integrale me krem djathi apo me marmelatë. Mund ta lyeni copën e bukës edhe me margarinë dietal, t’i shtoni cimet dhe ta hani me një banane. Ky është zëvendësim ideal për ëmbëlsira.

-Këshilla: Deri në orën 15 pini së paku dy litra ujë, apo lëng tjetër.

Darka - 18:00 h


Më në fund përfundoi dita e punës. Në vend që të kërceni në shtratin para televizorit, më mirë është të jeni në qendrën e fitnesit dhe “të luftoni” me kilogramët e tepërt. Kjo është koha kur muskujt më së miri formësohen dhe me punën e tyre djegin më shumë kalori se zakonisht. Urinë në darkë shuajeni me përzierjen e proteinave dhe karbohidrateve.

-Shpageta: Zieni 100 gramë shpageta në ujë me krip me sos të sojës. Prisni 150 gramë perime me fletë të holla dhe vendosni në vaj të ullirit që të zbuten. Shtoni perimeve një lugë me sos të sojës, një lugë mjaltë, kripë dhe përzieni me shpageta.

Publikuar: 12.05.2011 | 19:25
Lexuar: 664 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Mustaf Mustafa (13/08/2011 23:57:03) jam ne peshen 73.700 gr jam ne dilem si muna te tejkaloj ket pesh dhe ne qfar menyre me ushqime te thata a disi me ndryshe

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime