Kompania më e madhe britanike e telekomunikimit, TB kumtoi sot se do të ndërpresë 15 vende pune, prej të cilave pjesa më e madhe në Britani të Madhe.
Kompania më e madhe britanike e telekomunikimit, TB kumtoi sot se do të ndërpresë 15 vende pune, prej të cilave pjesa më e madhe në Britani të Madhe.
Një përfaqësues i TB-së sqaroi se shkaku i një mase të tillë radikale është kriza në të cilën gjendet sektori i saj global i komunikimit, të shkaktuar nga problemet me të cilat ballafaqohet ekonomia botërore dhe "të cilat nuk do të kenë ndryshime të rëndësishme këtë vit".
Për shkak të krizës ekonomike globale kompania britanike vitin e kaluar e përfundoi me humbje prej 134 milionë funtave dhe me rënie të vlerës në aksionet e saj në bursë. Në kuartalin e parë të këtij viti profiti i TB-së është ulur për 81 për qind.
Ndërprerja e 15 mijë vendeve të punës paraqet ulje të fuqisë së tanishme të punës në kompani për 10 për qind. TB në vitin e kaluar veçsë ka pushuar nga puna 15 mijë persona, gjegjësisht pesë mijë më shumë nga ajo që ishte planifikuar.
Në kumtesën e kompanisë thuhet se TB-ja për ata që janë afër plotësimit të kushteve për pension do t'u ofrojë pensionim të parakohshëm, si dhe si kompensim shtesë për të punësuarit të cilët dëshirojnë vet të largohen, por përgënjeshtroi se do të bëjë largime të detyrueshme nga puna.