Drejtori i Institutit për akreditim i Maqedonisë dhe i Drejtorisë për akreditim të Kosovës, Tërpe Ristoski dhe Ibush Luzha sot në Shkup në prani të ministrit të Ekonomisë së Maqedonisë, Fatmir Besimi, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim mes dy institucioneve.
Drejtori i Institutit për akreditim i Maqedonisë dhe i Drejtorisë për akreditim të Kosovës, Tërpe Ristoski dhe Ibush Luzha sot në Shkup në prani të ministrit të Ekonomisë së Maqedonisë, Fatmir Besimi, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim mes dy institucioneve.
Ministri Besimi vlerësoi se nënshkrimi i Memorandumit është mundësi për bashkëpunim më të madh mes dy institucioneve në sferën e akreditimit, respektivisht për harmonizimin e standardeve dhe çertifikatave që jepen për prodhuesit që shfrytëzohen në tregun e Maqedonisë, Kosovës dhe tregjet mbarë rajonit.
"Sipas kësaj, thënë kushtimisht krijohet edhe një mundësi që të shmangen të gjitha barrierat e mundshme teknike për tregti mes Maqedonisë dhe Kosovës e cila edhe tani është në nivel të kënaqshëm, por me aktivitete tjera edhe më shumë do të përforcohet", deklaroi Besimi, duke potencuar se Memorandumi i nënshkruar është një hap para në liberalizimin e tregtisë në rajon dhe për qasje në tregun evropian.
Sipas drejtorit të Institutit për akreditim i Maqedonisë, Risteski, Memorandumi do të mundësojë tregtia mes Kosovës dhe Maqedonisë të zhvillohet në volum sa më të madh dhe pa anjë llojë pengesash. "Në procesin e akreditimit do të kemi përkrahje të përbashkët, respektivisht vetë procedura e sigurimit të procesit të akreditimit në Maqedoni dhe në Kosovë do të harmonizohet në pajtueshmëri me standardet evropiane dhe Organizatës evropiane për standarde", tha Risteski.
Drejtori i Drejtorisë për akreditim i Kosovës, gjithashtu, e vlerësoi si të rëndësishëm nënshkrimin e marrëveshjes për vazhdim të bashkëpunimit mes dy institucioneve, duke theksuar se do ta ndihmojë tregtinë mes Maqedonisë dhe Kosovës.