"Amnesti interneshënëll" u bëri thirrje SHBA-së dhe shteteve tjera që të punojnë në zgjerimin dhe tejkalimin e kufizimeve të qasjes deri te Interneti. Njëkohësisht organizata i dënoi të gjitha tentimet për cenzurë në hapësirën virtuale, posaçërisht nga ana e regjimeve autoritare.
Qasja e lirë në Internet dhe rrjetet sociale është me rëndësi kyçe për kryengritjet popullore kundër diktatorëve të Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore, theksoi "Amnesti interneshënëll".
Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut me seli në Londër në raportin e vet vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë theksoi se në vijim është betejë kritike e rëndësishme për kontroll mbi qasjen deri te informatat, mjetet për komunikim dhe teknologjitë rrjetore.
"Amnesti interneshënëll" u bëri thirrje SHBA-së dhe shteteve tjera që të punojnë në zgjerimin dhe tejkalimin e kufizimeve të qasjes deri te Interneti. Njëkohësisht organizata i dënoi të gjitha tentimet për cenzurë në hapësirën virtuale, posaçërisht nga ana e regjimeve autoritare.
"Kërkesat për liri dhe drejtësi në botën arabe, të nxitura nga forca e rrjeteve sociale e zbuluan rëndësinë e madhe të përmirësimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut", thuhet në raportin e "Amnesti interneshënëll"-it.
"Asnjëherë deri më tani pas përfundimit të Luftës së Ftohtë aq shumë regjime represive nuk kanë qenë të ballafaquara me sfida të këtilla të luftës së pandihmë që të mbahet pushteti", thuhet në dokument.
"Amnesti interneshënëll" dërgoi kritika edhe në adresë të Rusisë. "Reformat të cilat i ndërmor presidenti Dmitrij Medvedev, ndërsa të cilat u deidkohen parandalimit të sjelljes së dhunshme të policisë, ndëshkimit të sjelljes së këtillë dhe luftë kundër arrestimeve të përmendura u mungon sistematizëm dhe ata pak kontribuojnë për kufizim të shkeljet e shpeshta të të drejtave të njeriut", thuhet në raport.
Organizata thekson se tre vite, pasi që Medvedev e ka trashëguar Vlladimir Putinin në funksion dhe është angazhuar për luftë kundër korrupsionit tradicional dhe përforcim të qeverisjes së të drejtës në Rusi, pohimet për dhunë policore dhe korrupsion në sistemin gjyqësor janë tejet të përhapura.
Forcat e sigurisë, sipas "Amnesti interneshënëll" vazhdojnë t'i shkelin të drejtat e njeriut në shumë vende afrikane. Organizata shkruan për raste të shpeshta të maltretimit dhe vrasjeve, të kryera nga policia në vende, si Republika Afrika e Jugut, Nigeria, Mozambiku dhe Uganda