E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ky është tentimi i fundit i Branko Cërvenkovskit, i cili dëshiron që ikjen e tij ta shfaq jo si humbje, por si betejë e pafituar për shkak të një ambienti jo-demokratik! Mendoj se edhe mbështetësit e tij në LSDM e kanë të qartë.
Pėrplasje mes VMRO-DPMNE-sė dhe LSDM-sė











Maqedonisë më shumë se kurrë i nevojiten zgjedhje të lira dhe demokratike. Ne nuk do të lejojmë që dikush të vë njolla të zeza në këto zgjedhje.

Kështu u shpreh sot kryeministri Gruesvki, duke shtuar se nuk do të lejohet në asnjë mënyrë që dikush ta hedh poshtë githë atë që është arritur me shumë mund në vitet e kaluara. Sipas Gruevskit, paralajmërimet për incidente paraqesin tentim të Cërvenkovskit për ta fsheh dështimin e tij.

“Ky është tentimi i fundit i Branko Cërvenkovskit, i cili dëshiron që ikjen e tij ta shfaq jo si humbje, por si betejë e pafituar për shkak të një ambienti jo-demokratik! Mendoj se edhe mbështetësit e tij në LSDM e kanë të qartë.

Ne nuk do ta lejojmë atë. Qeveria dhe të gjitha institucionet do të bëjnë përpjekjet maksimale që të kemi atmosferë të pastër, të lirë dhe demokratike në zgjedhje, kjo neve na nevojitet” tha Nikolla Gruevski, kryeministër. Kundërpërgjigjen nga LSDM-ja duke përkujtuar se është pikërisht Gruevski ai i cili përgatit skenare dhe shantazhime ndaj qytetarëve, me të vetmin qëllim që me çdo kusht të fitoj zgjedhjet .

“Maqedonia 5 vjet është peng i Nikolla Gruevskit dhe regjimit të tij totalitar. Çdo ditë e më tepër po zbulohet sistemi i shantazhimit, manipulimit dhe mashtrimit të qytetarëve të Maqedonisë. Në vend të zgjidhjeve të problemeve të vërteta Gruevski dhe familja reth tij, në mënyrë dëshpruese po tentojnë të mbesin në qeveri.

Të humbur në botën e tyre virtuele, harruan në vullnetin e popullit. Është e qartë si dita! Gruevski është i frikësuar nga vetë populli i tij” tha Gordan Gerorgiev , LSDM. Kryeministri Gruevski komentoi edhe aferën e publikuar nga A1 për presion ndaj punonjësve në administratën publike, me ç’rast u shpreh se organet përkatëse po kryejnë hetime dhe paralajmëroi masa ndëshkuese për të gjithë të infiltruarit.
Bedri Rexhallari

Publikuar: 13.05.2011 | 20:10
Lexuar: 213 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime