E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fushata financohet nga USAID ndërsa zbatohet nga NDI, Instituti për demokraci parlamentare, MOST, Metamorfozis dhe Lobi i grave të Maqedonisë. “Tani radhën e kanë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi, të punojnë së bashku me ne edhe përmes rrjetit social facebook.
NDI - Karvan pėr zgjedhje tė lira









Me dhënien e mesazheve dhe lënien e gjurmëve në hartat e vendosura nga Instituti Nacional Demokratik, qytetarët kanë mundësi të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhje të lira dhe demokratike, e cila realizohet përmes një karvani mbarëkombëtar.

Karvani filloi sot në Shkup ndërsa do të udhëtoj edhe në qytetet tjera të Maqedonisë deri në fund të fushatës zgjedhore, me qëllim që të dërgoj mesazhin për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Fushata financohet nga USAID ndërsa zbatohet nga NDI, Instituti për demokraci parlamentare, MOST, Metamorfozis dhe Lobi i grave të Maqedonisë. “Tani radhën e kanë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi, të punojnë së bashku me ne edhe përmes rrjetit social facebook.

Me vetë nënshkrimin e kodit dhe lënien e gjurmës, qytetarët bëhen pjesë e kësaj fushate. Kjo paraqet një mundësi të mirë që t’ju bëjmë thirrje qytetarëve që të nënshkruhen me çka do të bëhen pjesë të fushatës për zgjedhje të lira” tha Kris Henshou shef i NDI.

Gjurmën e saj jashtë hartës së Maqedonisë e la edhe ambasadorja e Holandës Simone Filipini e cila thekson se është e mundur që në Maqedoni të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Ne mendojmë se ka mundësi të kemi zgjedhje të lira pasi dje mbi 20 parti nënshkruan kodin e sjelljes për zgjedhje të lira. Po ashtu edhe qytetarët publikisht thonë se janë të interesuar për zgjedhje të lira” tha Simone Filipini ambasadore e Holandës.

Qytetarët e parë që lanë gjurmët e tyre në hartë për zgjedhje të lira ishin pensionistët. “Për ardhmëri më të mirë të Maqedonisë” tha një qytetare.”Nënshkruam për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe pa dhunë” tha një tjetër qytetare.

Gjurmën e tyre për zgjedhje të lira qytetaret kanë mundësi ta lënë edhe përmes rrjetit social facebook, Twiter dhe në dy sajtet e internetit në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe ferizbori.mk dhe zgjedhjetedrejta.mk , në të cilat do të mund të merren informata të ndryshme rreth procesit zgjedhor.

Publikuar: 13.05.2011 | 11:16
Lexuar: 410 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime