E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komisioni Evropian kërkoi nga Danimarka ta arsyetojë vendimin për kthimin e kontrolleve në kufi me Gjermaninë dhe Suedinë, duke theksuar se "nuk janë të pranueshme sfidat të cilat do ta çonin në pyetje parimin për lëvizje të lirë të mallërave dhe personave në suaza të BE-së".
Filloi kontrolli kufitar Danimark - Gjermani - Suedi





Qeveria suedeze pranoi argumentet e Qeverisë daneze për rritjen e kontrolleve kufitare.

"Në thelb bëhet fjalë për çështje doganore", tha ministri suedez për migracion Tobias Bilstrom në kontekstin e mbledhjes së jashtëzakonshme të mbrëmshme në Bruksel rreth marrëveshjes së Shengenit.

Komisioni Evropian kërkoi nga Danimarka ta arsyetojë vendimin për kthimin e kontrolleve në kufi me Gjermaninë dhe Suedinë, duke theksuar se "nuk janë të pranueshme sfidat të cilat do ta çonin në pyetje parimin për lëvizje të lirë të mallërave dhe personave në suaza të BE-së".

Ministri danez për integrim Soren Pind pohoi se kontrollet kufitare të reja daneze ndaj Gjermanisë dhe Suedisë nuk i shkelin të drejtat e Shengenit.

"Thuhet se dëshirojmë të vendosim kontroll të pasaportave, por ajo nuk është korrekte. Bëhet fjalë për përforcim të kontrolleve doganore, të cilat kryhen në pjesë të tjera të bashkëpunimit Shengen, theksoi Soren Pind.

Publikuar: 14.05.2011 | 05:08
Lexuar: 560 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime