E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në sipërfaqe prej 15.000 metra katrorë (13.000 hapësirë ekspozuese e brendshme dhe 2.000 e jashtme), do të eksponohen arritjet më të reja nga teknologjia, metalurgjia, elektronika, jometalet, ndërtimtaria, energjetika, sigurimi, mbrojtja, inovacionet dhe sipërmarësia...
EHNOMA 2008 nė Panairin e Shkupit pėr tė 34-ėn herė
Në Panairin e Shkupit, prej sot deri më datën 18 të këtij muaji do të mbahet manifestimi i 34-t i panairit TEHNOMA 2008, në të cilin do të prezantohen 800 ekspozues direktë dhe indirektë nga Maqedonia dhe nga vendet e huaja.

Në sipërfaqe prej 15.000 metra katrorë (13.000 hapësirë ekspozuese e brendshme dhe 2.000 e jashtme), do të eksponohen arritjet më të reja nga teknologjia, metalurgjia, elektronika, jometalet, ndërtimtaria, energjetika, sigurimi, mbrojtja, inovacionet dhe sipërmarësia...

Në TEHNOMA 2008 janë ftuar përfaqësues të lartë të strukturave afariste evropiane, ndërsa pjesëmarrës gruporë do të jenë sipërmarrësit JAPTI nga Sllovenia, përfaqësuesit e rajonit të Opatisë nga Kroacia dhe afaristë grekë. Të gjithë do të prezantohen përmes odave të tyre ekonomike dhe asociacioneve. Me tenda informative, aktivitetet aktuale dhe të ardhshme para vizitorëve të Panairit do t'i prezantojnë edhe Oda zejtare e Maqedonisë dhe Asociacioni për inovacione MAKINOVA.

Ditët e panairit do të plotësohen edhe me prezantime dhe seminare në organizim të Agjencisë për zhvillim të potencialeve sipërmarrëse Humanopolis. Agjencia paralajmëron prezantim të BSI Menagment Systems për Sistemin OHSAS për menaxhim me shëndetin dhe sigurinë gjatë punës në kompanitë edhe për Sistemin ISO 14001:2004 për menaxhim me rrethinën, si dhe seminari "Shkollë interaktive për shitje".

Partnerët të manifestimit të panairiti këtë vit është ProCredit Bank dhe Hypo Grup Aple Adria.

Publikuar: 14.10.2008 | 02:25
Lexuar: 841 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime