E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Avokati i shefit të FMN-së, 62-vjeçarit Strauss dhe eventualisht kandidat i ardhshëm për president të Francës, është deklaruar se ky i fundit nuk është fajtor.
Shefi i FMN-sė, akuzohet pėr dhunim









Prokurorët në New York e kanë akuzuar udhëheqësin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss Kahn, për vepër penale seksuale dhe përpjekje për dhunim të një shërbyese hoteli, raporton REL.

Akuzat bëhen pas dyshimeve të bëra nga 32-vjeçarja, e cila ka punuar si shërbyese në një hotel të Manhatanit, ku Strauss qëndronte në një dhomë, që vetëm një natë kushtonte 3 mijë dollarë.

Avokati i shefit të FMN-së, 62-vjeçarit Strauss dhe eventualisht kandidat i ardhshëm për president të Francës, është deklaruar se ky i fundit nuk është fajtor.

Dominique Strauss Kahn është nxjerrë nga një aeroplan në aeroportin "Xhon Kenedi", të Nju Jorkut, pak para se të nisej për Paris.
Ai ishte duke udhëtuar për në Evropë për një takim që ishte i planifikuar sot me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Ai gjithashtu kishte në plan që të merrte pjesë në një takim të Ministrave të Financave të BE-së në Bruksel, të hënën, për të diskutuar planin e shpëtimit për Portugalinë dhe atë për Greqinë.
FMN-ja nuk e ka komentuar këtë rast ende.

Publikuar: 15.05.2011 | 10:25
Lexuar: 486 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime