Përfaqësuesja e Shqipërisë Kejsi Tola ka shkëlqyer në natën e dytë gjysmëfinale të Festivalit Europian të këngës, të enjten mbrëma në Moskë. Tola me këngën Carry Me In Your Dreams siguroi një vend në finalen e madhe.
Përfaqësuesja e Shqipërisë Kejsi Tola ka shkëlqyer në natën e dytë gjysmëfinale të Festivalit Europian të këngës, të enjten mbrëma në Moskë.
Tola me këngën Carry Me In Your Dreams siguroi një vend në finalen e madhe.
Ndersa përfaqësuesi i Maqedonisë në Eurosong, grupi "Next time" në mbrëmjen e parë gjysmëfinale nuk arriti të plasohet në finalen e së shtunës.
Ky është viti i dytë me radhë se si Maqedonia del nga konkurrimi që në fillim. "Next time" me këngën "Diçka që do të mbetet", e ndanë fatin e vitit të kaluar të Tamarës, Vërçakut dhe Adrian Gaxhës.
Në finalen për zgjedhjen e këngës së Eurosong-ut, nga mbrëmja e parë gjysmëfinale u plasuan Izraeli, BeH-ja, Portugalia, Suedia, Islanda, Malta, Azerbajxhani, Ermenia, Turqia dhe Rumania.
Dhjetë finalistët tjerë do të zgjedhen nesër në mbrëmjen e dytë gjysmëfinale dhe do t`i masin forcat me themeluesit e Eurosong-ut: Gjermaninë, Francën, Spanjën dhe Britaninë e Madhe, si dhe me nikoqiren Rusinë