E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Por në një konferencë “të stuhishme” për shtyp pas shfaqjes së premierës, regjisorit Keith Allen iu kërkua vazhdimisht të saktësonte se cilat ishin provat që përmbante filmi.
Filmi i Lady D nė qendėr tė vėmendjes nė Kanė










Dokumentari britanik “Vrasje e Paligjshme” ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave në Festivalin e Filmit në Kanë.

Producentët e tij deklaruan se filmi hedh dritë mbi rrethanat e vdekjes së princeshës së Uellsit, Diana, në vitin 1997.

Por në një konferencë “të stuhishme” për shtyp pas shfaqjes së premierës, regjisorit Keith Allen iu kërkua vazhdimisht të saktësonte se cilat ishin provat që përmbante filmi.

Allen nuk ra dakord me sugjerimet se ai duhet të sqaronte para ekranit se filmi ishte financuar nga biznesmeni Mohamed Al Fayed, duke thënë se një gjë e tillë do të pengonte përhapjen e filmit.

Ndërkohë, Conor Nolan, një zëdhënës i zotit Al Fayed, tha se ish-pronari i firmës “Harrods” ka investuar 2.5 milionë paund në këtë dokumentar.

Publikuar: 16.05.2011 | 02:38
Lexuar: 577 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime