Pavarësisht se këto kisha e manastire, shteti serb i shikon si të vetat, në realitet ato janë të Kosovës, sepse ndodhen në Kosovë dhe do të mbeten përgjithmonë në Kosovë, shkruan Zëri.
Opinioni në Serbi duket se ka nisur të mendojë me logjikë të ftohtë sa i përket realitetit në Kosovë. Një koment i botuar në gazetën beogradase Danas, i cili flet për kishat dhe manastiret serbe në Kosovë, tregon se ato tashmë nuk i përkasin Serbisë.
E vërteta e hidhur në vend të gënjeshtrave të ëmbla, është titulli i këtij shkrimi të gjatë i cili shpjegon se Serbia me investimet e saj të mëdha në kishat e Kosovës, është duke i bërë nder vetë Kosovës.
Pavarësisht se këto kisha e manastire, shteti serb i shikon si të vetat, në realitet ato janë të Kosovës, sepse ndodhen në Kosovë dhe do të mbeten përgjithmonë në Kosovë, shkruan Zëri.
Nëse këta dy milionë banorë të Kosovës do të ktheheshin në sistemin e drejtësisë së Serbisë, dhe do të fitonin të drejtën e votës, pasaportën dhe të drejtat qytetare që i kanë edhe qytetarët tjerë të Serbisë, pa asnjë autonomi tjetër politike, është krejtësisht e qartë se pas më së shumti 20 vjetësh, Republika e Serbisë do të kishte jo vetëm një president shqiptar, por do të ndryshonte krejtësisht struktura shoqërore, thuhet në komentin e botuar në Danas.
Ndër të tjera gazeta shkruan se po të hapë Serbia sytë, atëherë do ta shikojë realitetin e hidhur dhe do përfundonte me gënjeshtrat e ëmbla të saj.