Bashkimi Demokratik për Integrim, thuhet në reagimin, mbetet deri në fund konsekuent ndaj qëndrimit për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe si subjekt legjitim i shqiptarëve në pushtet garanton një gjë të tillë.
Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se akuzat e opozitës janë të pabaza dhe është një tentim i radhës për të manipuluar me opinion dhe defokusuar atë nga problemet e brendshme që i ka kjo parti.
"Me plot përgjegjësi konfirmojmë se në asnjë mënyrë nuk kemi bërë dhe nuk do të bëjmë presion politik ndaj administratorëve shqiptarë dhe ndaj askujt, por ne jemi subjekt politik që ofrojmë program politik dhe këtë e kemi konfirmuar vite me radhë", thuhet në reagimin e partisë.
Bashkimi Demokratik për Integrim, thuhet në reagimin, mbetet deri në fund konsekuent ndaj qëndrimit për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe si subjekt legjitim i shqiptarëve në pushtet garanton një gjë të tillë.
"Në këtë rast dëshirojmë t'i ftojmë të gjithë partitë politike, përfshirë këtu edhe DR-në, që të bashkëngjiten në thirrjet tona për një fushatë korrekte pa shpifje dhe ofendime", kumton BDI-ja.
Paraprakisht Demokracia e Re e akuzoi BDI-në se "bënë presion të paparë mbi të punësuarit shqiptarë në administratën shtetërore, duke kërkuar prej tyre përmes presioneve, kërcënimeve dhe shantazheve të ndryshme që me çdo çmim të përfshihen në fushatën zgjedhore, dhe atë në shërbim të BDI-së".