E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai duke e komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit të parë serb dhe ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, se ndarja e Kosovës është opsion real, theksoi se ky është sinjali i parë se Beogradi është i gatshëm të heq dorë nga pjesa e territorit në të cilin jep provimin e drejtësisë.
Spahiu: Ndarja e Kosovės do tė ēonte drejt dhunės






- Analisti kosovar, Nexhmedin Spahiu, sot deklaroi se ndarja e Kosovës është propozim i rrezikshëm pasi që do të mundte të shkaktonte dhunë.

Ai duke e komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit të parë serb dhe ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, se ndarja e Kosovës është opsion real, theksoi se ky është sinjali i parë se Beogradi është i gatshëm të heq dorë nga pjesa e territorit në të cilin jep provimin e drejtësisë.

"Çdo ndërrimi i kufinjve nënkupton konflikt... Askush nuk është i gatshëm për shkak të të ashtuquajturave interesa nacionale t'a braktisë pronën dhe shtëpinë, ndërsa ndarja në terren mund të sjellë viktima", theksoi Spahiu.

Daçiq në një intervistë për gazetën "Zëri" theksoi se ideja për ndarjen e Kosovës është vendimi i vetëm real.

"Nuk e di nëse Beogradi dhe Prishtina do të pajtoheshin me këtë, por sipas meje më se reale është territori ku jetojnë serbë të mbetet në përbrëjen e Serbisë, ndërsa nga ana tjetër Serbia të pajtohet pjesa në të cilën jetojnë shqiptarë të mbetet në përbërje të Kosovës", theksoi Daçiq në intervistë.

Daçiq është përfaqësuesi i dytë i lartë i autoriteteve të Beogradit pas shefit të ekipit serb për negociata me Prishtinën, Borisllav Stefanoviq, i cili në mënyrë publike e hap këtë temë për ndarjen e Kosovës.

Gazeta beogradase "Blic" në një komentim të intervistës së Daçiqit theksoi se vetëm para një viti polici i parë serb pohoi se ndarja e Kosovës është temë tabu, për të cilën Baogradi nuk mendon fare.

Deklarata më e re e tij pa dyshim paraqet zbutje të pozitës së këtillë dhe është tregues i mundshëm se Beogradi po e ndryshon kursin në politikën drejt Kosovës, konstaton "Blic".

Publikuar: 16.05.2011 | 17:05
Lexuar: 647 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime