Gjatë vizitës së tyre delegacioni do të takohet me kreun shtetëror të Maqedonisë, me ministrat e Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë dhe me përfaqësuesit e partive politike, të inkuadruar në fushatën parazgjedhore.
Delegacioni i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës (APKE) nesër dhe pasnesër do të qëndrojë në mision parazgjedhor në Maqedoni, në suaza të ndjekjes të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 5 qershor.
Delegacioni i APKE-së do ta kryesojë deputeti nga Monako, Zhan-Sharl Gardeto nga grupi i partive popullore.
Gjatë vizitës së tyre delegacioni do të takohet me kreun shtetëror të Maqedonisë, me ministrat e Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë dhe me përfaqësuesit e partive politike, të inkuadruar në fushatën parazgjedhore.
Anëtarët e APKE-së do të kenë takim me kryetarin e KSHZ-së, dhe shefin e misionit ODIHR/OBSE, me përfaqësuesit e shoqërisë civile, mediat dhe korin diplomatik.
Zgjedhjet më 5 qershor do t'i ndjekë delegacioni prej njëzet anëtarëve të APKE-së, me çrast në sesionin e qershorit do të dorëzohet raport.