E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për rolin dhe rëndësinë e këtij edicioni të veçantë, gjerësisht folën recensentët: Prof. dr. Salajdin Memeti dhe Prof. dr. Sunaj Raimi, si dhe prorektori për shkencë, Prof. dr. Reshat Qahili. Autori, Prof. dr. Amzi Zimberi, në ekspozenë e tij u shprehi falënderime recensentëve të librit për mbështetjen që i dhanë këtij teksti të rrallë e të veçantë.
USHT: Promovohet libri









Në Amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, në praninë e qindra studentëve, prorektorit për shkencë, prof. dr. Reshat Qahili, dekanëve, shefave të grupeve studimore, pedagogë, asistentë, studentë, gazetarë të Zyrës për informim të USHT-së, etj, u promovuar libri më i ri “Seksologjia Pedagogjike”, i autorit Prof. dr. Amzi Zimberi, ligjërues në Fakultetin Filozofik, Katedra e psikologjisë.

Për rolin dhe rëndësinë e këtij edicioni të veçantë, gjerësisht folën recensentët: Prof. dr. Salajdin Memeti dhe Prof. dr. Sunaj Raimi, si dhe prorektori për shkencë, Prof. dr. Reshat Qahili.
Autori, Prof. dr. Amzi Zimberi, në ekspozenë e tij u shprehi falënderime recensentëve të librit për mbështetjen që i dhanë këtij teksti të rrallë e të veçantë.

Falënderime të sinqerta u shprehi studentëve të grupeve studimore të psikologjisë, të cilët gjatë dhjetë viteve të kaluara me interesim të veçantë i përcollën ligjëratat dhe ushtrimet nga lënda Psikologjia e gjinive, me çfarë dhanë kontribut të veçantë në realizimin e këtij projekti. Profesor Amzi Zimberi, këtë libër e quajti libër jubilar, nga arsyeja se pikërisht para dhjetë viteve filloi me ligjërata nga kjo fushë, sa e ndjeshme, aq edhe e nevojshme duke e thyer zyrtarisht ,,tabu temën”. Për jetën, problemet dhe sjelljet seksuale të njeriut.
USHT: Promovohet libri - Seksologjia pedagogjike-  i  Amzi Zimberi

Libri “Seksologjia pedagogjike”, që tani gjendet para opinionit shqiptar dhe jo vetëm para tij, është një tekst unikat, si për nga titulli ashtu edhe për nga përmbajtja.

Në krahasim me tekstet e mëparshme (ky i 17-i me radhë), në të cilët janë trajtuar çështjet e edukimit dhe të arsimimit seksual të rinisë, libri në fjalë është një sintezë e gërshetimit të aspekteve teorike, përvojës së gjatë nga praktika pedagogjike dhe hulumtimeve shkencore longitudinale, në fushën e seksologjisë humane, e tëra e përpunuar, analizuar, sistematizuar dhe e koduar në fonde shkencore.

Libri në fjalë u dedikohet të gjithë kategorive shoqërore: prindërve, edukatorëve, mësuesve të shkollave fillore, të mesme, pedagogëve, psikologëve, mjekëve, sociologëve, me theks të veçantë rinisë shkollore dhe studentore, të cilët më së shumti kanë nevojë për të përvetësuar njohuri dhe dituri për jetën, problemet dhe sjelljet seksuale të njeriut.
USHT: Promovohet libri - Seksologjia pedagogjike-  i  Amzi Zimberi

Temat e zgjedhura, të rreshtuara dhe të sistematizuara në këtë libër, në mënyrë më adekuate, korrekte dhe objektive lexuesit i ofron informim të drejtë, korrekt dhe shkencor për çështjet më të rëndësishme të jetës, problemeve dhe sjelljeve seksuale të njeriut, probleme me të cilët njeriu, veçanërisht rinia bashkëkohore po ballafaqohet, siç janë: alkoolizmi, narkomania, prostitucioni, homoseksualizmi, shtatzënësia e padëshiruar, planifikimi i familjes, problemet bashkëshortore dhe familjare, veçanërisht sëmundjet veneriane, të cilat janë bërë brengë dhe problemi më i rëndë në historinë e njerëzimit; probleme që brenda një periudhe të shkurtër 20 vjeçare ua rrëmbeu jetën e mbi 36 milionë njerëzve, shumica e tyre të rinj, madje edhe fëmijë, dhe mbi 75 milionë njerëz të infektuar nga këto sëmundje, që sinjalizon një gjendje jo vetëm alarmuese, por edhe brengosëse. Prandaj, rreshtimi i edukimit dhe arsimimit seksual në sistemin institucional edukativ-arsimor paraqitet si nevojë e ngutshme.

Këto dhe shumë probleme të tjera, thotë autori, më kanë preokupuar dhe nxitur për të marrë guxim e për ta studiuar sferën më subtile të jetës së njeriut, sferën e edukimit dhe të arsimimit seksual të njeriut, si një sferë më e papërpunuar dhe më e pa hulumtuar në kulturën shqiptare, që mjerisht ende vazhdon të mbahet si “temë tabu”, edhe pse në të gjithë sferat e jetës së njeriut janë bërë dhe po bëhen ndryshime sasiore dhe cilësore.
USHT: Promovohet libri - Seksologjia pedagogjike-  i  Amzi Zimberi

Nga praktika pedagogjike, veçanërisht nga hulumtimet tona të vazhdueshme, kemi nxjerrë konkluzion se edukimi dhe arsimimi seksual i është lënë stihisë dhe sjelljeve të pakontrolluara, për çfarë arsye rinia bashkëkohor gjendet përpallë problemeve të shumta.
Shtrohet pyetja, se kujt i shërben ky libër? Fillimisht, theksova se libri në fjalë iu dedikohet të gjithëve, me theks të veçantë rinisë, asaj kategorie shoqërore e cila më së shumti ka nevojë për ta njohur jetën, problemet dhe sjelljet seksuale të njeriut. Me fjalë të tjera, qëllimi i këtij libri është që rininë ta informojë drejt, korrekt dhe në mënyrë objektive, për jetën, problemet dhe sjelljet seksuale të njeriut, pra, të plotësojë një zbrazëtirë të kahershme në procesin e edukimit dhe të arsimimit të rinisë në zhvillim, përkatësisht të ndihmojë në ngritjen e vetëdijes individuale dhe kolektive për njeriun dhe vlerat njerëzore, për orientimin e drejtë dhe human.

Prandaj, ju preferoj prindërve, edukatorëve dhe të gjithë atyre që merren me procesin e edukimit dhe të arsimimit, se nëse duan që fëmija dhe të rinjtë të zhvillohen me më pak seksofobi, me më pak paragjykime, me më pak gënjeshtra dhe fantazma të kota, me më pak probleme për jetën seksuale, koha është që të fillohet me edukimin dhe arsimimin seksual.
USHT: Promovohet libri - Seksologjia pedagogjike-  i  Amzi Zimberi
Dhe si përmbyllje, apeloj te të gjithë strukturat e këtij Universiteti, duke përfshirë këtu edhe rektorin, prorektorët, dekanët, shefat e departamenteve, pedagogët, asistentët, studentët dhe prindërit e tyre, që të ndikojnë dhe të ndihmojnë në rreshtimin e edukatës dhe arsimimit seksual të rinisë si lëndë obligative në të gjitha programet studimore të cilët aftësojnë kuadro arsimorë.

Prof. dr. Amzi Zimberi, prej vitit 1994 në mënyrë aktive dhe të gjithanshme punoi në gjallërimin e Universitetit të Tetovës, duke u angazhuar jo vetëm në ngritjen e procesit edukativ-arsimor e shkencor, por edhe në ndihmën materiale deri në zyrtarizimin e plotë. Prej vitit 2002-2003 e ushtroi detyrën e Koordinatorit për themelimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe pas zyrtarizimit emërohet dekan i parë i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Arteve të USHT-së, detyrë të cilën me shumë përkushtim e ushtroi, e më pastaj emërohet Shef i Departamentit të Pedagogjisë dhe Psikologjisë. Prof. dr. Amzi Zimberi është profesor i rregullt në Fakultetin Filozofik, në Katedrën e psikologjisë dhe të pedagogjisë, kjo është vepra e 17 me radhë.

Publikuar: 17.05.2011 | 13:07
Lexuar: 881 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
petrit islami (31/12/2011 17:19:42) ku mund ta gjej ta blej kete liber
kisha pas deshir ta kem

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime