E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aktivitetet promovuese, më pas vazhduan me Karvanin promovues, me ç‘rast ekipe të universitetit, prezantuan ofertën akademike para maturantëve dhe qytetarëve të qyteteve, në të cilat USHT-ja ka fakultete apo programe studimore të disperzuara.
Pėrfundoi me sukses promovimi i ofertės akademike tė USHT-sė pėr vitin 2011/2012


Me organizimin e manifestimit “Ditët e hapura të USHT-së 2011”, u përmbyll me sukses një cikël i tërë i aktiviteteve promovuese të ofertës akademike të universitetit tonë, për vitin akademik 2011/2012.
Cikli promovues filloi me pjesëmarrjen mjaft të suksesshme në Panairin e Edukimit dhe Karrierës që u mbajt në Prishtinë, në fillim të muajit prill, për të vazhduar më tej edhe me pjesëmarrjen në Panairin e Arsimit dhe Karrierës, në Shkup.

Aktivitetet promovuese, më pas vazhduan me Karvanin promovues, me ç‘rast ekipe të universitetit, prezantuan ofertën akademike para maturantëve dhe qytetarëve të qyteteve, në të cilat USHT-ja ka fakultete apo programe studimore të disperzuara.
Përfundoi me sukses promovimi i ofertës akademike të USHT-së për vitin 2011/2012

Aktivitetet promovuese u përmbyllën me organizimin e “Ditës së hapur të USHT-së 2011”, që u zhvilluan më 12 maj 2011, në hapësirat para Rektoratit. Me këtë rast, në stenda të veçanta, të gjitha fakultetet e USHT-së, prezantuan ofertën akademike, mënyrën e studimit dhe drejtimet e caktuara.

Rektori i USHT-së, Prof. dr. Agron Reka, me rastin e organizimit të këtij manifestimi theksoi se në kuadër të këtij aktiviteti, maturantët e të gjitha shkollave të mesme, nga vendi dhe më gjerë, kanë mundësi të njihen më për së afërmi me format e organizimit të studimeve, metodat e mësimit, modelin e studimeve dhe kushtet për regjistrim në fakultetet dhe programet studimore të USHT-së.
Përfundoi me sukses promovimi i ofertës akademike të USHT-së për vitin 2011/2012

“Për vitin e ardhshëm akademik 2011/2012, në të gjitha fakultetet dhe programet studimore të Universitetit Shtetëror të Tetovës, kemi paraparë të regjistrojmë 5.340 studentë të rinj, prej të cilëve, 3.485 me kuotë shtetërore, 1.375 të rregullt me vetëfinancim dhe 480 studentë me korrespondencë”, tha në mes tjerash Rektori Reka.

Fjala e Rektorit, Prof. dr. Agron Reka
Fjala e Rektorit, Prof. dr. Agron Reka

Në kuadër të manifestimit ,,Ditët e hapura të USHT-së 2011”, u organizua edhe Manifestimi kulturor “Ura me tri harqe”, në kuadër të të cilit, në Galerinë e Arteve në Tetovë u organizua ekspozita e përbashkët e studentëve të arteve pamore nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Akademia e Arteve të Bukura nga Tirana dhe Fakulteti i Arteve, nga Universiteti i Prishtinës.

Me rastin e hapjes së ekspozitës, rektori i USHT-së, Prof. dr. Agron Reka, theksoi se aktivitetet e këtilla, si ekspozita e titulluar ,,Ura me tri harqe”, në vetvete përmban gjithë simbolikën e ngritjes sonë të përbashkët, në fushën e arsimit, shkencës dhe arteve, si dhe në sferën e bashkëpunimit mes universitete tona, në trekëndëshin e trungut tonë kombëtar, Tiranë, Prishtinë, Tetovë.”

Po ashtu, në kuadër të këtyre aktiviteteve, në Qendrën Kulturore të Tetovës u organizua edhe ekspozitë e përgatitur nga programet e ndryshme studimore të Fakultetit të Arteve, i USHT-së, ndërsa pati aktivitete të organizuara edhe nga studentët e muzikës dhe ata të aktrimit.
Përfundoi me sukses promovimi i ofertës akademike të USHT-së për vitin 2011/2012
Përfundoi me sukses promovimi i ofertës akademike të USHT-së për vitin 2011/2012
Përfundoi me sukses promovimi i ofertës akademike të USHT-së për vitin 2011/2012
Përfundoi me sukses promovimi i ofertës akademike të USHT-së për vitin 2011/2012
Përfundoi me sukses promovimi i ofertës akademike të USHT-së për vitin 2011/2012

Publikuar: 17.05.2011 | 13:18
Lexuar: 787 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime