E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tigrat e rritur meshkuj mund të peshojnë deri në 350 kilogramë. E imagjinoni dot një kafshë me masë të tillë trupore që vrapon me shpejtësi 90 kilometra në orë! Në natyrë të egër jetojnë rreth 400 qenie të këtij lloji.
Nė kėrkim tė tigrit siberian











Ky është një udhëtim mu në zemër të taigës së Ussurisë, në Lindjen e Largët të Rusisë. Pikërisht këtu piqen frytet e shenjta të xhensenit shekullor. Bufë të mëdhenj gjuajnë në lumenjtë që ziejnë nga peshku i shumtë, kurse shamanët-udigejcë vazhdojnë akoma luftën e vet me qytetërimin teknokratik.

Tigrat siberianë, të njohur gjithashtu si tigrat e Amurit apo Manchurianë, janë përfaqësuesit më të mëdhenj të familjes së maceve në planet. Tigrat e rritur meshkuj mund të peshojnë deri në 350 kilogramë. E imagjinoni dot një kafshë me masë të tillë trupore që vrapon me shpejtësi 90 kilometra në orë! Në natyrë të egër jetojnë rreth 400 qenie të këtij lloji.

Mbreti i tajgës është kafshë principialisht vetmitare. Ai është i aftë të ndjejë prezencën e njeriut në një largësi prej më tepër se 300 metra. Këlyshët lindin zakonisht në verë dhe femra i mban ata për ti edukuar pranë vetes gati dy vjet. Ajo i mëson ata të gjuajnë prenë dhe të jenë jashtëzakonisht vigjilentë, veçanërisht ndaj armikut të tyre kryesor-njeriut.
 Në kërkim të tigrit siberian

Tigri i Amurit ka hyrë në Librin e Kuq të Rusisë. Në prill të vitit 2007 ekspertët e Fondit Botëror të Natyrës së Egër (ËËF) deklaruan se popullata e tigrave të Amurit ka arritur maksimumin e vet shekullor dhe se tigri nuk ndodhet më në prag të zhdukjes. E megjithatë, mbrojtja e tij aktualisht është e rëndësishme si kurrë ndonjëherë më parë.

Në këtë zonë ndodhet gjithashtu edhe rezervati detar i Lindjes së Largët në Detin Japonez. Ai është i vetmi në Rusi. Në këtë pjesë të Detit Japonez banojnë vazhdimisht: fokat-Larga, karavidhet e Kamçatkës, yje të stërmëdhenj detarë, trepangat, molusqet e quajtura lafsha deti (lat. Pectinidae), gati 300 lloje peshqish. Kurse ngandonjëherë vijnë edhe banorë të tillë ekzotikë të ujërave jugore, si peshku - çekiç dhe morena.

Jeton në këtë zonë edhe një popullatë jo fort e madhe e leopardit tejet të rrallë të Lindjes së Largët. Askund në botë nuk ndeshet më një kafshë e tillë mishngrënëse çuditërisht e bukur, e hijshme, elegante.
 Në kërkim të tigrit siberian

Publikuar: 17.05.2011 | 15:49
Lexuar: 1010 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime