E premte, 31.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Myftiu Shener tha se ndjehet mirë që gjendet në Mitrovicë, komunë kjo me të cilën, në aspektin fetar, komuna e Bajram Pashës në Stamboll mban kontakte vëllazërore.
Turqia nė Mitrovicė ndėrton xhaminė mė tė madhe nė Kosovė
Xhamia e re, më e madhja dhe më moderne në Kosovë, do të ndërtohet në qendër të qytetit të Mitrovicës, pikërisht në vendin ku tani ndodhet Xhamia “Isa Beg”, apo siç njihet nga qytetarët, Xhamia e Zallit. Ndërtimin e kësaj xhamie e ka bërë të ditur të martën, myftiu i Komunës Bajram Pasha të Stambollit të Turqisë, Izet Shener.

Xhamia ‘Isa Beg’ do të rrënohet, pasi që është dëmtuar gjatë luftës nga bombardimet e forcave ushtarako-policore serbe. Sipas projektit që është paraqitur ajo do të ketë rreth 2.500 metra katrorë hapësirë të shfrytëzueshme dhe dy minare me lartësi 48 metra. Punët në realizimin e këtij projekti pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa përfundimi i xhamisë në tërësi shpresohet të bëhet brenda afatit dyvjeçar.

Myftiu Shener tha se ndjehet mirë që gjendet në Mitrovicë, komunë kjo me të cilën, në aspektin fetar, komuna e Bajram Pashës në Stamboll mban kontakte vëllazërore. “Kam ardhur në Mitrovicë me bashkëpunëtorët e mi për ta prezantuar projektin për ndërtimin e një xhamie të re në qendër të qytetit, që do të jetë xhamia më e madhe që ndonjëherë ka pas Kosova.

Duke pas parasysh nevojat e mëdha të besimtarëve të Mitrovicës për hapësira për të kryer obligimet e tyre fetare, kemi vendos të ndërtojmë një xhami moderne, të tipit që ekziston në komunën Bajram Pasha.

Kemi sjell me vete edhe projektin e xhamisë të bërë gati nga ekspertët tanë, me qëllim që edhe ju të jepni pëlqimin tuaj dhe të përgatisni në afatin sa më të shkurtër të mundshëm kohor lejet përkatëse dhe të na ndihmoni për disa çështje përgatitore për fillimin e menjëhershëm të punëve në realizimin e projektit”, i ka thënë kryetarit Kastrati, Myftiu Shener.

Kryetari i Mitrovicës Avni Kastrati theksoi se ndihmat e vazhdueshme që Myftinia e Komunës Bajram Pasha ka ofruar për qytetarët e Mitrovicës. Pushteti lokal i kësaj komune është vëllazëruar me dy komuna të tjera të Turqisë dhe ka një bashkëpunim shumë të mirë edhe me komuna të tjera, të cilat po ashtu kanë ofruar ndihmë në forma të ndryshme për mitrovicasit.

Publikuar: 17.05.2011 | 16:14
Lexuar: 4521 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
fidan (17/09/2012 21:52:11) Selam Alejkum Kisha pas deshir me dit emrin e qisaj gjamis se re ne mitrovic faliminderit

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime