E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rrëfimi për jetën e saj në shekujt e kaluar është sa interesant por edhe i hidhur. Ajo ende i mban të freskëta vuajtjet dhe kujtimet nga luftërat që ka kaluar, përfshi edhe vrasjen e bashkëshortit me shumë të afërm të tjerë.
Haraēinė, gruaja e moshuar feston 110 vjetorin









Në ambient familjar, e rrethuar nga djemtë e vajzat, nipërit e mbesat, stërnipërit dhe stërmbesat, lokja Zaide Hasani nga Haraçina sot festoi 110 vjetorin.

Rrëfimi për jetën e saj në shekujt e kaluar është sa interesant por edhe i hidhur. Ajo ende i mban të freskëta vuajtjet dhe kujtimet nga luftërat që ka kaluar, përfshi edhe vrasjen e bashkëshortit me shumë të afërm të tjerë. Megjithë këto kujtime të vrazhda, Lokja qëndron akoma e fortë para fëmijëve, madje nuk e dëgjon të ankohet shpesh.“Nuk e di, kanë hy për këtë derë e kanë dalë për atë derë, nuk po më doket që i kam.

Kur po më thonë ashtu po më vjen habi, nuk i mora vesh. Kurrgjë, diku mirë e diku keq, shtetet katër a pesë i përcolla. Keq e mirë, kur jeton çfarë nuk sheh,... diku mirë e diku keq. Me fëmijët njeriu kënaqet, me të tjerat jo. Fëmijët i kam pasur dhe me ata jam kënaqur” tha lokja Zaide Hasani.

Edhe pse në këtë moshë lokja Zaide vazhdimisht shkon të vizitojë djemtë e saj të cilët gjenden afër shtëpisë ku banon. ‘Ajo që është më interesante - thonë familjarët - është se që prej lindjes ajo asnjëherë nuk ka qenë tek doktori për ndonjë sëmundje.“Vet i vizitojë krejt... vijnë e më shohin dhe shkojnë...Po kujtojnë se po vdes! Vite kam bërë e po kujtojnë se po vdes, po unë akoma po jetojë.... po jo, jam këputur, veç po mburrem para jush, se jo... jam këputur. Po më dhëmbin këmbët, po më dhemb koka, pleqëria! Si të mundem, gjithë këto vite... mu më duket si dje, .....më duket si dje por kur më bie ndërmend….” tha lokja Zaide Hasani.

Lokja Zaide Hasani tani ka edhe letërnjoftimin e ri por me mbiemër të vajzërisë për shkak të mungesës së dëshmitarëve të cilët kanë vdekur. Historia e gjyshes 110 vjeçare nuk përfundon këtu. Për të rrëfyer jetën e saj nuk do të mjaftonin disa libra. Gëzimi në familje dhe urimet për këtë përvjetor vinin nga të gjithë anëtarët dhe të afërmit e tjerë me shumë dhurata simbolike. Jetë të gjata, i uroi edhe ekipi i televizionit. (Melihate Rustemi, Alsat-M)

Publikuar: 17.05.2011 | 20:28
Lexuar: 825 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime