E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në një video të postuar në Youtube, burri fillon fjalimin e tij para një fast-food-i në një qendër tregtare të Los Angeles. Ai i thotë vajzës se sa shumë e dashuron dhe i rendit arsyet se pse duhet ta kalojnë jetën bashkë.
E propozon pėr martesė nė qendėr tregtare dhe… refuzohet (Video)











Një burrë romantik ishte munduar shumë për t’i propozuar të dashurës së tij për martesë.

Ai kishte zgjedhur unazën, kishte mësuar këngën që do i këndonte, kishte përgatitur fjalimin dhe e dërgoi vajzën e ëndrrave në vendin ku ishin takuar për herë të parë për ta propozuar.

Në një video të postuar në Youtube, burri fillon fjalimin e tij para një fast-food-i në një qendër tregtare të Los Angeles. Ai i thotë vajzës se sa shumë e dashuron dhe i rendit arsyet se pse duhet ta kalojnë jetën bashkë.

Në këtë kohë afrohet edhe një kitarist që shoqëron fjalimin me një këngë romantike.

Por, vajza pasi e dëgjon, hedh një vështrim rreth e rrotull dhe ikën me vrap nga qendra tregtare. Njerëzit që po shihnin dhe po regjistronin në telefonat e tyre të gjithë skenën iu drejtuan zemërthyerit me fraza si “Kjo ishte e rëndë” apo “S’ka gjë, mos e vrit mendjen”.

Publikuar: 18.05.2011 | 13:23
Lexuar: 1065 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime