E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një pikë gjysmëprocentuale ka rritje te kamatat e garantuara për vitin e parë apo tre vitet e para për kredi banesore apo kredi shpenzuese me sigurim, me ç'rast kamatat e ndryshueshme mbeten të pandryshyara edhe te kredia shpenzuese deri në një procentuale për kredi në denarë me klauzolë devizore. Kreditë në denarë nuk kanë ndryshime në shkallën e kamatës.


"Stopanska banka" SHA-Shkup i ka rritur shkallat kamatore për depozitet në euro dhe denarë, si dhe kamatat te disa lloje të kredive.

Nga Banka informojnë se shkalla e kamatave të depoziteve në euro dhe denarë është rritur në disa raste edhe deri dy pikë procentuale. Rritje më të madhe, thuhet në kumtesë, shënon depoziti Eurobonus, i cili ofron mundësi për deponim afatshkurtër prej tre deri gjashtë muaj, shkallë progresive të kamatës dhe mundësi për rritjen e kamatës në momentin e deponimit apo skadimit të afatit deponues.

Rritja e shkallës së kamatës së kredive shpenzuese, siç thuhet në kumtesë, është bërë për shkak të trendeve të tregut.

Te kredia automobilistike, për automejte të reja dhe të shfrytëzuara dhe motoçikleta ka rritje prej 0,5 pikë procentuale për kredi në denarë me klauzolë devizore. Kreditë në denarë nuk kanë ndryshime të shkallës së kamatës.

Një pikë gjysmëprocentuale ka rritje te kamatat e garantuara për vitin e parë apo tre vitet e para për kredi banesore apo kredi shpenzuese me sigurim, me ç'rast kamatat e ndryshueshme mbeten të pandryshyara edhe te kredia shpenzuese deri në një procentuale për kredi në denarë me klauzolë devizore. Kreditë në denarë nuk kanë ndryshime në shkallën e kamatës.

Publikuar: 14.10.2008 | 02:35
Lexuar: 853 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime