E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nuk dihet deri ku shkon miqësia apo intimiteti i tyre, por gjithsesi njohja mes Seldit dhe Jetën ka lidhje me muzikën, pasi të dy janë lançuar si këngëtarë që kanë realizuar po ashtu disa klipe.
Jeta Faqolli dhe Seldi  nė lidhje dashurie ?









Për banorin simpatik të “Big Brother 3”, Seldi, duket se puthjet mund të dhurohen pa problem.

Ashtu siç e kemi parë brenda shtëpisë së famshme, ku ai e puth vazhdimisht Domenikën, po edhe banorët e tjerë, Pamelën e Valentinën, të bën të mendosh se Seldi mund të puthë këdo.

Gjithsesi nuk e dimë se çfarë lloj puthjesh janë ato që ai shkëmben me Jeta Faqollin. Siç e shihni në këto foto, Seldi dhe Jeta puthen hapur në publik.

Dhe këto skena nuk janë parë vetëm një herë nga personat e pranishëm, por disa herë ndërsa ata janë parë në lokale nate në shoqërinë e njëri-tjetrit. Para se Seldi të hynte në shtëpi, ata ishin parë tek dilnin bashkë në lokalet e natës.

Nuk dihet deri ku shkon miqësia apo intimiteti i tyre, por gjithsesi njohja mes Seldit dhe Jetën ka lidhje me muzikën, pasi të dy janë lançuar si këngëtarë që kanë realizuar po ashtu disa klipe.

Për sa u përket puthjeve, thuhet se ata i bëjnë kot për sport, por ka dhe nga ata që mendojnë se mes dy këngëtarëve të rinj të ketë ekzistuar një lloj flirti, që ata nuk kanë frikë ta fshehin.

Gjithsesi nga Seldi mund të presësh çdo gjë, pasi siç po shohim në lojën e tij në “Big Brother”, ai duket një djalë që i pëlqen të luajë, të jetë në qendër të vëmendjes dhe të argëtohet pa limit.

Publikuar: 18.05.2011 | 13:47
Lexuar: 1303 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime