E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Komisionin Evropian nuk kanë dashur të komentojnë deklaratën zv/kryeministrit serb Ivica Daçiq për mundësinë e ndarjes Kosovës. Në Bruksel me këtë rast vetëm është thënë se e “kanë kuptuar se nuk bëhet fjalë për qëndrimin zyrtar të qeverisë serbe”.
BE: Bisedimet, kontribut drejt anėtarėsimit









Dialogu i Serbisë dhe Kosovës është i rëndësishëm dhe pritet që të dyja palët të shprehin përkushtimin ndaj bisedimeve, është porositur nga zyra e kryetarit të Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, para vizitës së tij kësaj jave në Prishtinë e Beograd.

“Çështjet praktike për të cilat aty po bisedohet, siç janë regjistrat, dokumentet, liria e lëvizjes së njerëzve apo energjia elektrike, të gjitha këto janë gjëra që janë në interes të të gjithë qytetarëve të rajonit. Zgjidhja e disa prej këtyre problemeve, edhe Serbia edhe Kosova do të kenë mundësi që t’i kontribuojnë mirëqenies së popullit të vet”, ka deklaruar për DV, zëdhënësi i kryetarit të Komisionit Evropian, Michael Karnitschnig.

Ai ka thënë se në Komisionin Evropian janë të inkurajuar me frymën pozitive në të cilën filluan bisedimet e Beogradit dhe Prishtinës dhe se pritet vazhdimi i qasjes konstruktive dhe pragmatike të dyja palëve. Duke theksuar se në KE besojnë se është e mundshme arritja e progresit muajve të ardhshëm, Karnitschnig përfundon: “Është me rëndësi që Serbia dhe Kosova të bisedojnë direkt, me ndërmjetësimin e BE-së, sepse nëpërmjet bashkëpunimit praktik, nëpërmjet bashkëpunimit në rajon dhe pajtimit, të dyja vendet i kontribuojnë progresit të vet drejt BE-së”.

Në Komisionin Evropian nuk kanë dashur të komentojnë deklaratën zv/kryeministrit serb Ivica Daçiq për mundësinë e ndarjes Kosovës. Në Bruksel me këtë rast vetëm është thënë se e “kanë kuptuar se nuk bëhet fjalë për qëndrimin zyrtar të qeverisë serbe”. (Zëri)

Publikuar: 18.05.2011 | 14:19
Lexuar: 323 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime