Thaçi kritikoi edhe shqiptarët në Qeveri pasi sipas tij, ata kanë heshtur për të gjitha fyerjet dhe ofendimet që u bënë shqiptarëve në Enciklopedinë dhe në projektin Shkupi 2014. PDSH-ja sonte do të mbajë takim me banorët e Reçanit dhe Debreshtit të Gostivarit.
PDSH-ja tubimin e saj parazgjedhor mbrëmë e mbajti në Kërçovë dhe në Debresht të Komunës së Dollnenit. Kryetari i këtij subjekti politik Menduh Thaçi kërkoi nga pjesëmarrësit që të votojnë kundër Qeverisë në largim, e cila sipas tij është Qeveri naziste.
Thaçi kritikoi edhe shqiptarët në Qeveri pasi sipas tij, ata kanë heshtur për të gjitha fyerjet dhe ofendimet që u bënë shqiptarëve në Enciklopedinë dhe në projektin Shkupi 2014. PDSH-ja sonte do të mbajë takim me banorët e Reçanit dhe Debreshtit të Gostivarit.
Le që është Qeveri naciste, po ska dilemma që është qeveri sllavo-ortodokse. Më vjen keq për shkak të disa shqiptarëve të cilët të njejtën kohë janë musliman dhe janë në atë Qeveri. Ka nja tre vjet që kemi heshtje të plotë prej përfaqësuesve tanë që janë në Qeveri. Heshtje për gjithçka, heshtje për gjuhën maqedone në klasën e parë, heshtje për fyerjet dhe ofendimet në enciklopedi, në libra, heshtje për keqpërdorim të mjeteve tona buxhetore për Skopje 2014, lloj-lloj kopshte zoologjike, lloj lloj herojsh të trilluar të cilët nuk ekzistojnë dhe kjo heshtje duhet të ndërprehet bashkërisht me një votë kundër kësaj Qeverie, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.