Në fillim pjesëmarrja në gara ishte diçka e paparashikueshme dhe absurde dhe nuk ja dilja të triumfoja për shkak se garoja me konkurrente të forta dhe më me përvojë ne lidhje me këtë sport,por megjithatë me angazhimin e madh dhe ambicien qe kisha vazhdoja te ushtroja dita ditës derisa karriera ime veç filloi të merr vrullin e hovshëm
Prezantojmë kampionen e Maqedonisë në sportin e kajakut Rina Kaziu
Rinia Kaziu (1991) nga Dibra, është studente e vitit të parë në Fakultetin e Kulturës Fizike pranë USHT-së, ajo është edhe një sportiste që pas veti ka rezultate të shumta në një sport që opinioni shumë pak ka njohuri, pra te porit i kajakut apo lundrim në ujëra të qeta dhe është anëtare e klubit të kajakut Radika të Dibrës një klub që ka suksese të shumta të garat republikane dhe ato ndërkombëtare. Por Rinia Kaziu është anëtare e edhe klubit të atletikës Studenti të Tetovës dhe ka qenë pjesë e ekipit në disa gara me karakter shtetëror.
Me një fjalë ajo është një sportiste e vyeshme. Edukimi fizik për mua personalisht është një bumerang të them që ta ndryshon jetën. Në fillim para se te filloj te merresha me sportin e kajakut ne ujera te qeta duke mos ja ditur vlerën sportit në përgjithësi. Shkoja e ushtroja me kajak vetëm për të kaluar kohen e lire dhe për asgjë tjetër. Me kalimin e kohës duke kuptuar dita ditës rendësin e këtij sporti, benefitet e tij së pari shëndetësore e me pastaj financiare vullneti im u shtua edhe me shume për tu marr me këtë sport i tha gazetës sportistja Rina Kaziu .
Rina në mënyrë shumë reale pohon se në fillim të karrierës së saj pjesëmarrja në gara ka qene vetëm nj ëndërr, por më pas ka kuptuar se me punë mund të arrihet çdo gjë: Në fillim pjesëmarrja në gara ishte diçka e paparashikueshme dhe absurde dhe nuk ja dilja të triumfoja për shkak se garoja me konkurrente të forta dhe më me përvojë ne lidhje me këtë sport, por megjithatë me angazhimin e madh dhe ambicien qe kisha vazhdoja te ushtroja dita ditës derisa karriera ime veç filloi të merr vrullin e hovshëm.
Duke marr parasysh faktin se arrita deri në atë nivel te bëhem sportistja me e mire e Maqedonisë fillova te marr pjesë në garat ndërkombëtare, ballkanike e më në fund edhe ne ato evropiane te cilat mbaheshin ne Athine, Beograd, Hungari, etj.
Megjithatë me kalimin e kohës fillova të ushtroj edhe me shumë me një vetëbesim të plotë në vetvete, motivacion, guxim dhe me një përkrahje jashtëzakonisht të madhe nga klubi i kajakut për të shkuar në Milano të Italisë ku mbaheshin kualifikimet e garave për olimpiadën e vitit 2008 ne Pekin tha ajo.
Rinia Kaziu, kujton edhe garat që i ka zhvilluar në Milano të Italisë për kualifikim në Lojërat Olimpike dhe atë me emra të njohur të këtij sporti Pasi shkova atje unë personalisht llogatritesha si sportistja me e vogël në të gjithë kampionatin, duke qenë se garoja me sportiste te cilat ishin 9-10 vite më të mëdha se unë dhe me një karrierë shumë me të zhvilluar se unë.
Por megjithatë kënaqësi e madhe ishte pjesëmarrja dhe arritja ne gjysmëfinale ku me të vërtetë ishte edhe krenari e madhe jo vetëm për mua por edhe për klubin dhe shtetin te cilin përfaqësoja (Maqedoninë).
Sa i përket sportit të atletikës ku thënë drejtë është fillestare, ajo megjithatë është e bindur se mund të arrijë rezultate të kënaqshme Jemi duke punuar mirë me profesorin Bexhet Toçi i cili punon me përkushtim të madh tha ajo. Për sukseset e saj deri më tani ajo ka të fituara medalje të shumta