Janë pikërisht miqtë e George që deklarojnë se aktori është mërzituar nga lidhja dhe kërkon të kthejë faqe. Megjithatë, sipas tyre, ai nuk di ende se si ta bëjë këtë.
Po shkon drejt fundit lidhja mes George Clooney dhe Elisabetta Canalis. Sipas dëshmive të mbledhura nga E! Online, aktori po mendon seriozisht të lërë bukuroshen italiane.
Janë pikërisht miqtë e George që deklarojnë se aktori është mërzituar nga lidhja dhe kërkon të kthejë faqe. Megjithatë, sipas tyre, ai nuk di ende se si ta bëjë këtë.
Clooney është i lodhur nga sjelljet e Canalis, e përshkruar gjithnje si nervoze dhe pak e sigurtë në vetvete.
Elisabetta duket shumë nervoze dhe e pasigurtë kur gjendet me miqtë edhe pse nuk ka arsye që të jetë e pasigurtë. Të gjithë miqtë e George janë burra të moshës së mesme dhe të kënaqur me martesën e tyre, theksoi një burim që mbetet anonim.