E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Para performancës në orën 12 ata do të kenë provë gjenerale për vallëzimin, kështu që bulevardi nga Kuvendi i RM-së deri në QT "Paloma Bjanka" do të jetë i mbyllur për komunikacion prej orës 11 deri në orën 13.
Sot maturantėt do tė vallėzojnė kuadril






- Maturantët nga pesëmbëdhjetë shkolla të mesme në Maqedoni sot në mesditë para sheshit "Pella" në Shkup do të vallëzojnë tetë minuta kuadril në kuadër të "Parakalimit të Maturës 2011", në të njëjtën kohë me moshatarët e tyre nga më shumë vende të Evropës Juglindore.

Manifestimi i cili filloi në vitin 2001 në Lubjanë, në Shkup mbahet për herë të pestë. Organizatorë janë Drejtoria për kulturë dhe art-Shkup dhe Klubi i vallëzimit "Ritam plus", ndërsa mbështetës janë Qyteti i Shkupit dhe Agjencia për të rinj dhe sport.

Nën moton "Me vallëzim kundër dhunës" maturantët do të vallëzojnë me muzikën e Shtrausit, e sinkronizuar me të rinjt nga Sllovenia, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Rumania dhe nga Qiproja. Muzikën përmes satelitit do ta ndërmarrë Radioja e Maqedonisë nga Radio Sllo vall 202.

Maturantët do të përshëndeten nga kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe nga Peter Sorensen, shef i delegacionit të BE-së në Shkup.

Para performancës në orën 12 ata do të kenë provë gjenerale për vallëzimin, kështu që bulevardi nga Kuvendi i RM-së deri në QT "Paloma Bjanka" do të jetë i mbyllur për komunikacion prej orës 11 deri në orën 13.

Çdo vit rritet numri i qyteteve dhe maturantëve të cilët e pranojnë parakalimin. Në dhjetë vitet e kaluara kanë marrë pjesë 161.680 maturantë përafërsisht nga njëqind qytete në Evropë. Edhe numri i qyteteve nga Maqedonia të cilat i bashkohen ngjarjes është në rritje - në ngjarjen e parë në vitin 2007 kanë marrë pjesë vetëm maturantët nga Shkupi dhe Ohri, ndërsa gjatë viteve të ardhshme kanë vallëzuar edhe nxënësit nga Velesi, Strumica, Vallandova, Struga dhe Kavadari.

Publikuar: 20.05.2011 | 09:39
Lexuar: 571 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime