Gjykatësi, ditën e djeshme e liroi Kanin, pasi pagoi shumën prej një milion dollarësh dhe e urdhëroi atë që të qëndrojë nën arrest shtëpiak si dhe të vë një byzylyk në kyç të këmbës për të monitoruar lëvizjet e tij.
- Ish kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Stros-Kan, i cili po përballet me akuzat për abuzim seksual, ka filluar arrestin shtëpiak në Nju-Jork.
Gjykatësi, ditën e djeshme e liroi Kanin, pasi pagoi shumën prej një milion dollarësh dhe e urdhëroi atë që të qëndrojë nën arrest shtëpiak si dhe të vë një byzylyk në kyç të këmbës për të monitoruar lëvizjet e tij.
Po ashtu dje, prokurorët njoftuan se ndaj Stros-Kanit edhe zyrtarisht është ngritur padia për abuzime seksuale.
Paraprakisht, Kan dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të FMN-së, për t'iu përkushtuar mbrojtjes së tij.
Ai akuzohet se të shtunën e kaluar ka tentuar të përdhunojë një shërbyese hoteli në Manhaten. Kan i hedh poshtë akuzat.