E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Kërkoi të kenë besim qytetarët në BDI sepse vetëm me besim dhe sinqeritet mund të realizohen këto qëllime ashtu sic në vitin 1994 u themelua USHT-së dhe besimi ishte i madh që ky universitet do të zhvillohet dhe ai asnjëherë nuk u ndal dhe në vitin 2004 u zyrtarizua ndërsa sot u disperzua në cdo qytetet ku jetojnë shqiptarët që të mësojnë dhe studiojnë në gjuhën amtare”, tha Ahmeti.
BDI takim me banorėt e fshatit Konjare e Mesme


Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka vazhduar fushatën parazgjedhore me ;rast ka realizuar takime me banorët e fshatit KONJARE E MESME .

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrime para banorëve theksoi se BDI është parti politike që punon për interes të popullit shqiptarë. Ai tha se BDI angazhohet për instalimin e vlerave kombëtare nëpër institucionet e Maqedonisë duke u ndalur në projektet e realizuara dhe kjo sipas tij, është realizuar bashkë dhe duke qenë unik dhe për të vazhduar me realizimin e projekteve duhet një unitet i madh.

“Kërkoi të kenë besim qytetarët në BDI sepse vetëm me besim dhe sinqeritet mund të realizohen këto qëllime ashtu sic në vitin 1994 u themelua USHT-së dhe besimi ishte i madh që ky universitet do të zhvillohet dhe ai asnjëherë nuk u ndal dhe në vitin 2004 u zyrtarizua ndërsa sot u disperzua në cdo qytetet ku jetojnë shqiptarët që të mësojnë dhe studiojnë në gjuhën amtare”, tha Ahmeti.

“Në vitin 2001 kur të gjithë ishin kundër UCK-së. me ne ishte populli dhe me mbështetjen e popullit shqiptarë fituam luftën dhe të drejtat dhe prandaj them se me besim bëhet gjithçka. Kërkojmë që edhe në këto zgjedhje të jemi unik dhe ti realizojmë qëllimet tona”, tha kryetari I BDI-së.

Bartësi i listës për deputet në njësinë e tretë zgjedhore Bujar Osmani kërkoi nga banorët e Orizares që të votojnë BDI-në me 05 qershor që edhe ata të kenë përfaqësuesin e tyre në parlament që edhe në organin më të lart ligjdhënës të dëgjohen kërkesat e tyre. Ai u zotua para të pranishmëve se deri në fund do ti mbroj interesat e tyre..

Publikuar: 20.05.2011 | 16:30
Lexuar: 447 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime