E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bëhet fjalë për territoret që Izraeli i pushtoi gjatë kohës së luftës e cila zgjati vetëm 6 ditë në vitin 1967, kur armata izraelite sulmoi Egjiptin, Jordaninë dhe Sirinë. Ato janë Bregu Perëndimor, Rripi i Gazës, Rrafshnalta e Golanit dhe Gadishulli i Sinait, që janë territore të pushtuara nga këto tri shtete.
SHBA- Izrael, Obama mbėshtet palestinėn









Tendosen relacionet ndërmjet SHBA-së dhe Izraelit pas deklaratës së djeshme të presidentit Obama, kur kërkoi formimin e shtetit palestinez në territoret që Izraeli i pushtoi në vitin 1967. Kryeministri izraelit Netanjahu shkoi për në Uashington, kurse republikanët amerikan e akuzuan ashpër Obamën, me pretendimin se ka kryer tradhti në marrëdhëniet me Izraelin.

Qëndrimi i presidentit amerikan Barak Obama i cili dje mbështeti formimin e shtetit të Palestinës, sipas të gjitha gjasave do të krijoj një atmosferë të tendosur në takimin me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, i cili shkoi për tu takuar me të në Uashington. Sipas reagimit fillestar të Tel Avivit, vizioni i Obamës për shtetin e Palestinës në kuadër të kufijve prej para vitit 1967, do të mund ta lë Izraelin në një hapësirë të fshirë të sigurisë.

Bëhet fjalë për territoret që Izraeli i pushtoi gjatë kohës së luftës e cila zgjati vetëm 6 ditë në vitin 1967, kur armata izraelite sulmoi Egjiptin, Jordaninë dhe Sirinë. Ato janë Bregu Perëndimor, Rripi i Gazës, Rrafshnalta e Golanit dhe Gadishulli i Sinait, që janë territore të pushtuara nga këto tri shtete.

Tensioni pason pas deklaratës së djeshme të Obamës, që është e para e këtij lloji që vjen nga Uashingtoni zyrtar:
“SHBA-të besojnë se bisedimet duhet të rezultojnë me dy shtete, me kufirin e përhershëm palestinez ndaj Izraelit, Jordanisë dhe Egjiptit, si dhe me garanci të vazhdueshme izraelite ndaj Palestinës. Kufijtë ndërmjet Izraelit dhe Palestinës duhet të mbështeten mbi linjat e vitit 1967, me shkëmbime të kontraktuara të ndërsjella me qëllim të vendosjes së kufijve të pranuar”, deklaroi Barak Obama, president i SHBA-ve.

Mediat perëndimore komentojnë se kjo është orvatje e Obamës që ti resetojë marrëdhëniet me botën arabe ku Uashingtoni tani imponohet si mbështetës i proceseve demokratike. Megjithatë, deklarata e tillë e guximshme i solli edhe përgjigjën e ashpër në skenën politike vendore. Në të vërtetë, republikanët menjëherë e akuzuan se e ka dorëzuar Izraelin, i cili është aleati më i madh amerikan në rajon.

Publikuar: 20.05.2011 | 17:26
Lexuar: 335 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime