E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Menjëherë pas këtij veprimi, PS paraqiti ankesë në KQZ në këtë datë me objekt ndryshimin e vendimit të mësipërm dhe miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Partia Socialiste padit KQZ-nė nė Kolegjin zgjedhor








Partia Socialiste e Republikës së Shqipërisë i është drejtuar sot me një kërkesë padi Kolegjit Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit duke i kërkuar zyrtarisht të detyrojë KQZ-në që të marrë vendim për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për Komisionin zonal për Administrimin e Zgjedhjeve nr.49 dhe pas kësaj të shpallë kandidatin fitues për bashkinë e Tiranës.

Në kërkesë padinë e PS-së thuhet se në përfundim të procesit të numërimit të votave, për kandidatët për kryetar të Bashkisë Tiranë dhe Këshillin Bashkiak të Bashkisë Tiranë, nga 10 KZAZ të kësaj zone zgjedhore, janë miratuar tabelat përmbledhëse të rezultateve të qendrave të votimit, ndërsa KZAZ-ja nr.49 nuk e ka miratuar këtë tabelë duke marrë vendimin Nr.37 datë 16/05/2011 për mosmiratimin e saj.

Menjëherë pas këtij veprimi, PS paraqiti ankesë në KQZ në këtë datë me objekt ndryshimin e vendimit të mësipërm dhe miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Por, KQZ ende nuk ka marrë asnjë vendim dhe për këtë arsye PS e padit në Kolegjin Zgjedhor.

Ndërkohë, që pika e dytë e padisë së socialistëve është se KQZ nuk ka nxjerrë rezultatin e Bashkisë së Tiranës dhe shpalljen e kandidatit fitues.

Publikuar: 20.05.2011 | 20:25
Lexuar: 593 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime