Kam shkuar vetë në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet lokale para dy javësh dhe ishim të kënaqur me ecurinë procesit të zgjedhjeve, proces i cili nuk ishte edhe aq dramatik sa ishte parashikuar të ishte.
Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian Eduard Kukan, ka theksuar se është i zhgënjyer me disa individë të cilët procesin normal zgjedhor e kanë kthyer në dhunë.
Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Kukan pasi e vlerësoi pozitiv procesin e votimit tha se kjo ishte vetëm një pjesë, ndërsa pjesa tjetër është numërimi i votave dhe pranimi i rezultateve.
Situata si është tani për fat të keq është mjaft ë pakëndshme, ka theksuar Kukan.
Kam shkuar vetë në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet lokale para dy javësh dhe ishim të kënaqur me ecurinë procesit të zgjedhjeve, proces i cili nuk ishte edhe aq dramatik sa ishte parashikuar të ishte.
Baronesha Ashton ka lëshuar një deklaratë në të cilën ajo i bën thirrje politikanëve të të dy palëve të jenë të përgjegjshëm.
Ne si Parlament Evropian dhe si Komision Evropian, mund tu bëjmë thirrje, mund ti shtyjmë, mund ti nxisim, mund ti lusim që ata të gjejnë rrugën, por në fund të fundit u takon atyre që ta gjejnë këtë rrugë, ishte deklarata konkrete e Kukan.
Duke shtuar se është i zhgënjyer që disa individë po dhunojnë policinë.
Unë mund të flas me kaq pasion pasi kam qenë shumë i përfshirë me situatën në Shqipëri, por jam i zhgënjyer. Jam i zhgënjyer, mund të më citoni sepse zgjedhjet lokale siguruan mundësi të shkëlqyera për Shqipërinë për të treguar se janë politikisht më të maturuar dhe do të kishin dërguar më shumë mesazhe pozitive.
Por po ta shihni situatën tani, njerëz që përleshen me policinë
më vjen keq për këtë.
Që nga zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009 vendi po përballet me një krizë politike dhe kjo është arsyeja se përse Shqipëria nuk mori statusin e vendit kandidat si e mori Mali i Zi në raportin e progresit të hartuar nga komisioni.
Mund të shpreh vetëm keqardhjen time për një situatë të tillë sepse populli shqiptar meriton shumë më mirë se kaq, shtoi ai.
Delegacioni i Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian u përfaqësua edhe nga Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Durao Barroso dhe komisioneri Stefan Füle
Ata kanë bërë publike qëndrimet e tyre lidhur me zgjedhjet në Shqipëri, gjatë qëndrimit në Kosovë ku janë takuar me krerët më të lartë të shtetit.