Agjencia për aviacion civil (AAC) formoi komision i cili do ta hulumtojë incidentin me aterimin e detyrueshmë të aeroplanit qeveritar në Bruksel.
Agjencia për aviacion civil (AAC) formoi komision i cili do ta hulumtojë incidentin me aterimin e detyrueshmë të aeroplanit qeveritar në Bruksel.
Këtë në Shkup e lajmëroi Agjencia, duke shtuar se sipas standardeve ndërkombëtare operatori i fluturakes duhet të dorëzojë raport detajor deri te AAC-ja më së voni 72 orë pas incidentit.
Aeroplani qeveritar i tipit "Lirxhet 60" të enjten detyrimisht ndërpreu fluturimin nga Brukseli për në Paris për shkak se dolën jashtë përdorimit të gjithë kompjuterët dhe radari në fluturaken.
Delegacioni në të cilën ishin kryeministri Nikolla Gruevski dhe shefi i tij i Kabinetit Martin Protugjer, të cilët udhëtonin për në Paris për takimin me presidentin Nikolla Sarkozi, sigurtë u kthyen në Bruksel.
Të gjithë kompjuterët dhe radari në aeroplanin qeveritar, dolën jashtë përdorimit derisa aeroplani fluturonte në lartësi mbidetare prej 6.000 metrave. /Makfaks/
Copyright 2008 makfax. Të gjitha të drejtat janë të mbrojtura. Teksti nuk guxon të shtypet ose emetohet, në tërësi ose në pjesë, pa marrëveshje me Makfaksin.