E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Jo të gjithë popujt janë njësoj, pasi disa tregojnë vemendje ndaj asaj që duan t'i ofrojnë turistëve. Ja një klasifim i bërë prej "Lonely Planet", për vendet që kanë ushqimin më të mirë.
Vendet me ushqimet mė tė mira










Një prej gjërave më të bukura në udhëtimet e shumta është shijimi i ushqimeve tradicionale. Në cdo vend të botës ka një pjatë që tregon dhe shfaq elemente të kulturës lokale.

Jo të gjithë popujt janë njësoj, pasi disa tregojnë vemendje ndaj asaj që duan t'i ofrojnë turistëve. Ja një klasifim i bërë prej "Lonely Planet", për vendet që kanë ushqimin më të mirë.

Tajlanda- Kuzhina tajlandeze bashkon më së miri elementë dhe detaje të kuzhinës Indiane, Kineze. Ushqimet janë shumë pikante e me erëza me bazë agrumesh.

Greqi- Vaji i ullirit është i shkëlqyeshëm dhe po ashtu agrumet atje janë tepër të freskëta e që i japin një shije fantastike pjatave me ushqime tradicionale. E vecantë është edhe buka e sapodalë nga furra, domatet e kuqe e peshku i freskët.

Kina- është një prej vendeve me kuzhinën më interesante. Ushqimet atje janë të pasura me zarzavate dhe fruta të përgatitura në forma nga më të ndryshme. Po ashtu nuk mungojnë edhe gatimet e insekteve dhe mishrave të llojeve të ndryshëm, të cilat një turist nuk duhet të hezitojë për t'i ngrënë.

Francë- Djathi dhe shampanja nuk kanë të sharë. Kuzhina franceze njihet për përgatitjen e ushqimeve të larmishme, të cilat të vendosura së bashku krijojnë një harmoni dhe lënë një shije të paharrueshme.

Spanjë- Sidomos në Barcelonë, kuzhina katalanase njihet për përdorimin e erëzës së xaferanos, që i jep një shije tepër të vecantë. Po ashtu mjalti në Barcelonë vështirë se gjendet në ndonjë vend tjetër të botës.

Publikuar: 21.05.2011 | 16:29
Lexuar: 862 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
nita (21/05/2011 17:22:43) mendoj se mungon kuzhina turke dhe ajo italjane, besoj se jane kuzhinat me te preferuara ne bote.
Elda (21/05/2011 22:12:45) Pajtohem plotesishte. Kuzhina italiane eshte njera nder me te mirat.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime