Deklaratat e tilla janë të papërgjegjshme. Nuk ka as dëshirë e as vullnet, arsyetim apo përkrahje për çfarëdo ndarjesh të kufijve, përveçse futjen e tyre në kufij administrativ evropian, tha Antonio Milloshoski, ministër i jashtëm.
Skajshmërisht e papërgjegjshme. Kështu ministri i Jashtëm Antonio Milloshoski vlerësoi deklaratën e fundit të nënkryetarit të qeverisë serbe Ivica Daciq, se ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme për problemin e statusit të shtetit më të ri në botë.
Sipas Milloshoskit, çdo shtet problemet e brendshme të pazgjidhura duhet ti zgjidh në kuadër të kufijve të vet, e jo ti bart tek të tjerët dhe të krijojë probleme.
Harta gjeo politike e Evropës Juglindore dhe e rajonit tonë është e mbyllur dhe këtu nuk ka vend për asnjë ide për shtete të mëdha as për Serbi të madhe as për Shqipëri të Madhe e as për çfarëdo tjetër. Zgjidhja nuk është të kufijt dhe ndarjet e reja.
Deklaratat e tilla janë të papërgjegjshme. Nuk ka as dëshirë e as vullnet, arsyetim apo përkrahje për çfarëdo ndarjesh të kufijve, përveçse futjen e tyre në kufij administrativ evropian, tha Antonio Milloshoski, ministër i jashtëm.
Kundër idesë së ministrit serb, është shprehur edhe euro-deputetja Ana Ibrisagiq, e cila sot u takua me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski.
Ajo që neve na intereson është përparimi në rajon. Nuk japim përkrahje për çfarëdo lëvizjesh të kufijve. Neve nuk na intereson ajo. Vlerësoj se nuk është as e duhur e as e arsyeshme në kushte kur tërë rajoni dëshiron të na tregojë se dëshiron të jetë pjesë e BE-së dikush të japë vlerësime të tilla, tha Ana Ibrisagiq, euro deputete e Suedisë.
Në agjendën e këtij takimi, ishte edhe çështja emrit. Eurodeputeja Ibrisagiq, tha se zgjidhja e këtij kontesti është në të mirë të dyjave vendeve. Ndërsa nga ana e tij ministri Milloshoski premtoi se Shkupi zyrtar, edhe në të ardhmen do të vazhdojë të mbajë këtë qëndrim rreth kontestin me Athinën.