Lideri i BDI-së ka ftuar banorët e Malësisë së Sharrit që të votojnë masovikishtë në zgjedhjet e 5 qershorit për ti dhënë përkrahje bashkimit të forcave atdhetare që të vazhdojnë me projektet për të mirën e gjithë shqiptarëve në Maqedoni.
Bashkimi Demokratik për Integrim fushatën e saj parazgjedhore e ka prezantuar përpara banorëve të Malësisë së Sharrit në Shipkovicë, fshat që u bë i njohur nga mbarë bota në vitin 2001 ku ishte vendosur komandanti i përgjithshëm i UCK-së dhe tani lideri i BDI-së Ali Ahmeti.
Sot kombi shqiptar po bëhet shtet formues në Maqedoni. Shqiptarët janë zot në shtëpitë e tyre, ata po bëhen zot për të ardhmen e tyre. Të nderuara nëna, gjuha që ju na mësuat është zyrtare në Parlamentin e Maqedonisë, gjuha që ju na përkundët në djep po përdoret në Universitetet kudo që jetojnë shqiptarë. Përpara nesh shtrohen detyra edhe më të rëndësishme. Ne jemi njerëzit e guximit dhe besimit, njerëzit që nuk dimë të kthehemi pas. Ne përpiqemi për një jetë më të mirë, për ekonomi më të mirë, ne përpiqemi që të rinjtë tanë, të ardhmen e tyre ta shohin në vendet ku i kanë lindur nënat e tyre, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Duke folur para banorëve të Malësisë së Sharrit, lideri i BDI-së u shpreh se shqiptaria bëhet me punë dhe jo me llafe.
Ahmeti foli edhe për të arriturat tjera të cilat i ka bërë BDI-ja por që janë vepra të pavdekshme për shqiptarët. Dëgjojmë disa, kohëve të fundit që trumbetojnë se nuk është bërë asgjë. Si mund të thuash se nuk është bërë asgjë kur kemi ndryshuar rrënjësisht statusin e shqiptarëve. Të dashur vëllezërit e mi dhe motrat e nënat e mia.
Shqiptaria bëhet me punë, duke hapur vende të reja pune, duke ngritur dinjitetin kombëtar, duke krijuar mundësi për rininë që të studiojnë në vendet ku shqiptarët skan mundur më herët as ti shohin, në kazermat e ish-Jugosllavisë, pasi edhe ato ne i kemi kthyer në fakultete. Shqiptaria bëhet duke kthyer dinjitetin Shkupit.
Ju e dini se asnjë fjalë shqip nuk mund të flitej në Shkup, tani çdo ligj çdo amendament është në gjuhën shqipe. I gjithë Qyteti i Shkupit është në shqip. Shqiptaria nuk bëhet duke sharrë e duke tentuar të për tu kacafyt si gjelat, por me këto punë. Si mund të thuash se nuk është bërë asgjë ku kemi themeluar Muzeun e Manastirit, Muzeun e shkronjave shqipe, kontribut edhe i birit tuaj Rexhep Vokës. Si mund të thuash se nuk është bërë asgjë ku në mes të Shkupit ke Skenderbeun, Muzeun e Lirisë, kështu deklaroi Ali Ahmeti para banorëve të Malësisë së Sharrit.
BDI-ja, parti e rinisë
Ali Ahmeti duke folur para banorëve të Malësisë së Sharrit tha se BDI-ja cdo ditë e më shumë rritet, pasi asaj i bashkohet rinia shqiptare.
Në këtë fushatë shohim një gjeneratë të re e cila çdo ditë e më shumë i bashkëngjitet BDI-së. Kjo është një fitore e madhe. BDI-ja është partia e rinisë. Si mos i bashkohesh të ardhmes. E ardhmja bëhet me njerëz që kanë qëllim, që kanë mision, që kanë ideal.
BDI-ja ka në radhët e veta njerëz me dinjitet që kanë për qëllim çështjen kombëtare, integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, pasi ne jemi opsioni me vizion dhe serioz në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.
Lideri i BDI-së ka ftuar banorët e Malësisë së Sharrit që të votojnë masovikishtë në zgjedhjet e 5 qershorit për ti dhënë përkrahje bashkimit të forcave atdhetare që të vazhdojnë me projektet për të mirën e gjithë shqiptarëve në Maqedoni.
Vota për BDI-në, vota për avancimin e çështjes shqiptare
Hazbi Lika, sekretari organizativ i BDI-së duke folur para banorëve të Malësisë së Sharrit tha se BDI-ja vazhdon të jetë partia shqiptare që çdo ditë bën një të mirë për shqiptarët. Njerzit që udhëheqin BDI-në për asnjë rast nuk harrojnë çështjen kombëtare dhe hallet e shqiptarëve dhe unë jam përkrah Ali Ahmetit për shkak se është ai që po i çon proceset përpara.
Zonja Teuta Arifi, foli për rëndësinë e votës së shqiptarëve për dyfishimin e suksesit të BDI-së. Ne shqiptarët duhet të punojmë që të arijmë mandatin e qeverisë, pasi jemi në vendin tonë, në tokën tonë, në hisen tonë, tha mes tjerash Teuta Arifi.
Para banorëve të Malësisë së Sharrit kanë folur edhe kandidatet për deputet Mehmet Selmani dhe Behixhudin Shehabi.
Humanisti dhe historiani i artit, Behixhudin Shehabi, si nip i Malësisë tha se aktivitete e tij humanitare, kulturore dhe kombëtare do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, sic kanë qenë edhe deri më tani. Shehabi kërkoi që banorët e Malësisë të dalin masovikisht në votime që shqiptarët të japin kontributin e tyre në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.