E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Njeriu i parë i Unionit panevropian ndërkombëtar Alan Teranoar deklaroi se Maqedonia është në rrugë të drejtë për eurointegrimin sa më të shpejtë dhe se në kohë kur bota ballafaqohet me probleme, duhet të ekzistojë aleancë e vërtetë e gjithë familjes evropiane që të mbrohen interesat e Evropës.
Mbėshtetje e Unionin panevropian pėr pranimin e Maqedonisė nė BE


Eurodeputetët dhe përfaqësues të institucioneve evropiane me të cilët sot u takua presidenti Gjorge Ivanov në Lindau të Gjermanisë, në margjinat e Samitit të Unionit Panevropian (UPE), janë optimistë se Maqedonia së shpejti do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

"Të gjithë janë optimistë dhe të gjithë e shohin Maqedoninë së shpejti si anëtare të Unionit, për arsye se ajo i takon BE-së. Kjo është mundësi e jashtëzakonshme të realizojmë kontakte me anëtarë të Unionin panevropian të cilët janë miq të mëdhenj të Maqedonisë dhe çdo herë insistojnë ta thonë të vërtetën për Maqedoninë. Takimet me anëtarët e Parlamentit Evropian ishin në funksion të njoftimit me ngjarjet rreth zgjedhjeve, çështjes së emrit, për perspektivat e Maqedonisë dhe për gjithçka që bëjmë që të bashkohemi drejt Evropës dhe si ato, si edhe deri më tani, mund të na ndihmojnë në këtë drejtim", deklaroi presidenti Ivanov.

Njeriu i parë i Unionit panevropian ndërkombëtar Alan Teranoar deklaroi se Maqedonia është në rrugë të drejtë për eurointegrimin sa më të shpejtë dhe se në kohë kur bota ballafaqohet me probleme, duhet të ekzistojë aleancë e vërtetë e gjithë familjes evropiane që të mbrohen interesat e Evropës.

"Kjo është edhe një arsye më shumë BE ta përfshijë edhe Maqedoninë edhe vendet e tjera të EJL-së. Vendi i Maqedonisë është në Evropë dhe ju presim atje sa më shpejtë të jetë e mundur. Problemi me emrin është marrëzi pasi që Maqedonia është Maqedoni dhe çdo herë do të jetë Maqedoni. Ju nuk keni tjetër emër", tha Teranoar.

Në takimet me eurodeputetët nuk është përmendur tema për liberalizimin e vizave dhe mundësinë që ajo të ndërpritet për shkak të azilantëve.

"Maqedonia gjithmonë ka qenë koorperative dhe i realizon vërejtjet të cilat i janë dhënë, kështu që edhe kësaj radhe institucionet në Maqedoni i ndërmorën të gjitha masat dhe aktivitetet që procesi i liberalizimit të vizave të zhvillohet siç i ka hije", tha presidenti Ivanov.

Në takimet me ekonomistët nga Bavaria, e cila është ndër rajonet më të zhvilluara në Evropë, ka pasur interes për bashkëpunim të mundshëm ekonomik dhe për investim në Maqedoni, veçanërisht në turizëm, në industrinë automobilistike dhe në avioindustri.

Publikuar: 22.05.2011 | 07:42
Lexuar: 522 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime