Kohët të fundit sllavët janë vënë në gjah pas melosit shqiptar.Dihet botërisht çfarë urrejtje kanë ata për popullin shqiptar, por duke u bazuar në thënien kultura nuk njeh kufijë atëherë ndoshta edhe u lejohet të bëjnë një gjë të tillë.
Kësaj radhe viktima e huazimit është këngëtarja Vesa Luma,e cila akoma nuk është prononcuar në lidhje me këtë vjedhje.Hiti më i madh i saj Jemi dhe sjemi me të cilën ajo edhe u bë e njohur për publikun e gjerë, huazohet nga këngëtarja bullgare Djina Stoeva e cila e titullon këngën Zasrami se.
Ky nuk është as rasti i parë e as i fundit që kalon pa u ndëshkuar nga organet të cilat merren me të drejtat e autorit.Ndoshta për shkakun se tashmë këngëtaret shqipëtare po garojnë me ata të huajat se kush do huazojë më shumë.
Jina Stoeva në Bullgari njihet si një këngëtare me përvojë të madhe në skenën muzikore por ja që i ka pëlqyer shumë kënga e Vesës, të cilën ka vendosur të marrë dhe ta realizojë edhe me videoklip, gjithashtu e përfshirë në albumin e saj më të fundit të titulluar po ashtu me titullin Zasrami se.
Ndërsa Vesa mbetet një nga këngëtaret më të pëlqyera për momentin e cila së fundmi ka sjellë shumë hite në skenën muzikore por që punën e saj e vazhdon akoma më me shumë intensitet.
Pas përfundimit të koncerteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,ku atje edhe festoi 1-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës,ajo tashmë ka filluar përgatitjet për koncerte në diasporën shqiptare,por duke punuar gjithashtu edhe këngë dhe klipe të reja si befasi për fansat e saj.
Blerand Rexhepi