Ai kritikoi qeverinë për shpenzimin e fondeve publike në ndërtimin e muzeve, përmendoreve, sallave për tenis dhe për plazhe. Ai tha se të gjitha autostradat dhe objekti i vetëm energjetik janë ndërtuar pikërisht nga LSDM-ja.
LSDM shpalosi mbrëmë platformën zgjedhore në Sveti Nikolla dhe Veles. Kreu i kësaj partie Branko Cërvenkovski premtoi para qytetarëve të kësaj zone se 994 milion eurot nga fondet evropiane do tia japin ekonomisë maqedonase dhe qytetarëve të Maqedonisë. Ai kritikoi qeverinë për shpenzimin e fondeve publike në ndërtimin e muzeve, përmendoreve, sallave për tenis dhe për plazhe. Ai tha se të gjitha autostradat dhe objekti i vetëm energjetik janë ndërtuar pikërisht nga LSDM-ja.
Qeveria e re e LSDM-së do të nis luftën më të rëndësishme kundër varfërisë në Maqedoni. Qeveria jonë në 100 ditët e qeverisjes do të miratojë ligjin për mbrojtjen e të falimentuarve dhe pagat e punëtorëve të mos jenë më të ulëta se 9 mijë denarë. Do ti tërheqim investitorët e huaj, e jo vetëm ata që dëshirojnë të fotografojnë. Nga ana tjetër, shanse të njëjta do tu ofrojmë edhe investitorëve maqedonas, tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.