E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Karvani i RDK-së i udhëhequr nga kryetari Rufi Osmani, i përshkoi gati të gjitha fshatrat e kësaj komune, ndërsa tubime u organizuan në Senakos, Gradec dhe Negotinë.
RDK-ja takime dhe tubime nė fshatrat e komunės sė Vrapēishtit


Rilindja Demokratike Kombëtare, aktivitetet e veta parazgjedhore, të shtunën i përqendroi në fshatrat e komunës së Vrapçishtit, ku banorëve të kësaj ane ua prezantoi platformën politike dhe kandidatët për deputetë në Njësinë zgjedhore numër 6. Karvani i RDK-së i udhëhequr nga kryetari Rufi Osmani, i përshkoi gati të gjitha fshatrat e kësaj komune, ndërsa tubime u organizuan në Senakos, Gradec dhe Negotinë.

“RDK është një lumë që nuk ndalet. RDK nuk është formuar para dy muajsh, por ajo ka qenë me ju gjithmonë në vitin 1981, 1991, 1994, 1997, 2001, 2009 dhe definitivisht në vitin 2011 ajo del publikisht që t’i jep një rrugë të mbarë popullit shqiptar. Në RDK ka njerëz të ri të cilët dinë të ballafaqohen me dije dhe me guxim, jo me shqiptarët por me maqedonasit dhe ndërkombëtarët, atje ku vendoset fati ynë”, theksoi prof.dr. Rufi Osmani

Ai tha se RDK nuk garon që t’i mundë oponentët politikë shqiptarë, sepse ata janë të mundur vetë. “Ne garojmë që t’i fitojmë kundërshtarët tanë maqedonas dhe kryeministrin e Maqedonisë ta bëjmë shqiptar. Duke qenë bashkë, shqiptarët pas këtyre zgjedhjeve të bashkojmë mandatet politike dhe ashtu ne të vendosim se cila parti maqedonase së bashku me ne do të formojë qeverinë”, nënvizoi Osmani. Ai u bëri apel njerëzve të cilët e kanë humbur rrugën politike, të pranojnë dorën e pajtimit dhe të lidhin besën politike, për të ndërtuar shtetformësinë shqiptare dhe shqiptarët të bëhen partnerë në shtet dhe të qeverisin me paratë e veta.

Në takimet dhe tubimet me banorët e fshatrave të komunës së Vrapçishtit folën edhe kandidatët për deputetë në Njësinë zgjedhore nr.6 nga radhët e RDK-së.

Prof.dr. Izet Zeqiri banorët e kësaj ane i njoftoi më së afërmi me platformën e RDK-së për pjesën ekonomike, dr. Fadil Zendeli dhe Naxhi Xhelili shpalosën pjesën politike të platformës, ndërsa Flamure Kreci-Demiri foli për reformat që parasheh kjo parti në arsim.

Publikuar: 22.05.2011 | 15:30
Lexuar: 458 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime