Është një hap i madh drejt qëllimit kryesor ose perpjekjeve tona që i kemi gjatë kësaj periudhe për të aritur të ashtuquajtur shëndetësi pa letra ose komunikim të tërësishëm elektronik, deklaroi ministri për shëndetësi Bujar Osmani.
Ministri i shëndetësisë Bujar Osmani ka lëshuar në përdorim sistemin e integruar informativ elektronik në Spitalin kirurgjik për fëmijë në Shkup.
Me aplikimin e këtij sistemi pacientët nuk do të kenë nevojë të sillen vërdallë me një numër të madh letrash sepse në të ardhmen të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private të lincencuara nga ministria e shëndetësis duhet të jenë të lidhura me këtë rrjet informatik dhe i tërë komunikimi do të jetë në formë elektronike.
Minsitri Osmani sqaroi se kjo ëhstë hera e parë në Maqedoni të ketë sistem elektronik dhe shtois e Maqedonia është shumë afër për të lëshuar në përdorim sistemin e tërë elektronik shëndetësor
Është një hap i madh drejt qëllimit kryesor ose perpjekjeve tona që i kemi gjatë kësaj periudhe për të aritur të ashtuquajtur shëndetësi pa letra ose komunikim të tërësishëm elektronik, deklaroi ministri për shëndetësi Bujar Osmani.
Ai theksoi se kartelat elektronike do të jenë edhe në gjuhën shqipe, që është rasti i parë që në dokumentacion shëndetësor të përdoret shqipja.
Ky sistem elektronik deri tani është aplikuar në 10 spitale në Maqedoni. Varësisht nga krijimi i infrastukturës informatike dhe trajnimit të personelit mjekësor, ashtu inkuadrohen edhe spitalet e reja.
Ministri Osmani ka mohuar se ky promovim paraqet shkelje të ligjit zgjedhor, duke sqaruar rëndësinë që qytetarët duhet të jenë të informuar me kohë për përdorimin e sistemit shëndetësor elektronik.