Në aktin akuzues të elaboruar në 79 faqe, Ramkovski dhe të akuzuarit e tjerë ngarkohen për shoqërime kriminale, fshehje tatimi, larje parash dhe vepra të tjera penale, shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim dhe dëmtim si dhe befenicim të kreditorëve, ndërsa tre nga grupi i madh i të akuzuarve për pengim të dëshmisë.
- Procesi gjyqësor për rastin "Marimanga", në të cilin i akuzuari i parë është Velija Ramkovski dhe 22 familjarë dhe bashkëpunëtorë të tij të ngushtë nga firmat e "Pero Nakov" fillon sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1.
Në aktin akuzues të elaboruar në 79 faqe, Ramkovski dhe të akuzuarit e tjerë ngarkohen për shoqërime kriminale, fshehje tatimi, larje parash dhe vepra të tjera penale, shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim dhe dëmtim si dhe befenicim të kreditorëve, ndërsa tre nga grupi i madh i të akuzuarve për pengim të dëshmisë.
Në listën e të akuzuarve, përveç Ramkovskit ndodhen edhe vëllai dhe vajza e tij, por edhe drejtues aktual dhe të mëparshëm të firmave që janë regjistruar në "Pero Nakov". Bëhet fjalë për 16 firma mes të cilave edhe "Vreme EÇ", "Vreme trejd", "Plus produksion", "Shtypshkronja Misirkov" dhe "A1" dhe "A2".
Ramkovski dhe tetë familjarë dhe bashkëpunëtorë të tij të afërt në seancën gjyqësore do të sillen nga burgu i Shuto Orizares ku pesë muaj janë në paraburgim. Pesë nga të akuzuarit janë në paraburgim shtëpiak, ndërsa të tjerët janë në liri. Policia akoma është në kërkim të djalit të Ramkovskit, për të cilin është shpallur urdhërarrest ndërkombëtar.
Procesin gjyqësor do ta drejtojë gjyqtarja Pavlina Hristova ndërsa akuzën e përfaqëson prokurorja Gordana Geshkovska.