"Njërët thonë se do të bëjnë shtatë çudira. Të tjerët janë të pakënaqur dhe kërkojnë të kthehemi në fillim. Por ne vlerësojmë se nuk duhet të fluturojmë në ndonjë galaksi, por me këmbët qëndrojmë fuqishëm në tokë pasi që vetëm kështu mund t'i realizojmë kërkesat e qytetarëve", theksoi Ahmeti.
Marrëveshja e Ohrit është një prej dokumenteve më të rëndësishme në historinë shqiptare. Marrëveshja është fituar me gjak dhe të tjerët nuk duhet ta mohojnë, por të na ndihmojnë ta zbatojmë në tërësi, porositi presidenti i BDi-së dhe bartësi i listës në Njësinë e gjashtë zgjedhore Ali Ahmeti në mitingun e djeshëm në Zhelinë dhe Reçicë të Vogël.
Ai tha se qytetarët në këtë njësi zgjedhore mund të dëgjojnë fjalime të ndryshme dhe shumë premtime.
"Njërët thonë se do të bëjnë shtatë çudira. Të tjerët janë të pakënaqur dhe kërkojnë të kthehemi në fillim. Por ne vlerësojmë se nuk duhet të fluturojmë në ndonjë galaksi, por me këmbët qëndrojmë fuqishëm në tokë pasi që vetëm kështu mund t'i realizojmë kërkesat e qytetarëve", theksoi Ahmeti.
Sipas tij, nuk janë të sakta pohimet se nuk ka avancim të statusit të shqiptarëve.
"Nëse deri në vitin 2001 kishte vetëm 170 policë shqiptarë, tani janë rreth 3.000, nëse ka patur 64 oficerë dhe nënoficerë, numri i tyre tani është 2.000, nëse më herët nuk mund të flitej në gjuhën shqipe në Shkup, tani gjuha jonë amtare flitet në Parlamentin e Maqedonisë në të cilën janë shkruar edhe të gjitha dokumentet në të", theksoi Ahmeti.
Ai shtoi se për BDI-në prioritet mbetet hyrja e Maqedonisë në NATO dhe BE pasi që në këtë mënyrë fitohet siguri më e madhe për të gjithë, ndërsa pas integrimit nuk do të jenë as kufinjtë me Kosovën dhe Shqipërinë.
Në mitingun në Zhelinë dhe Recicë të Vogël folën edhe nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi, kandidati për deputet Shasivar Memeti, kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi, kandidati për deputet Behixhudin Shehabi, kandidati për deputet Hisen Xhemaili, kandidati për deputet Xhevat Ademi.
Bashkimi Demokratik për Integrim me 26 maj në qendrën e Tetovës do të organizojë një koncertë të madhë për nderë të të rinjve, atyre që për herë të parë kanë të drejtën e votës, njoftoi lideri i BDI-së në Reçicë të Vogël.