E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjykatësja kryesore Pavlina Hristova theksoi se një pjesë e fakteve nuk kanë qenë të dërguara deri te të gjithë të akuzuarit për shkak të kushteve kohore dhe hapësinore dhe paralajmëroi se të gjitha faktet do të jepen në shikim.
Gjykimi pėr procesin









Procesi gjyqësor për rastin "Merimanga" që filloi sot në Gjykatën Themelore Shkup 1, do të vazhdojë më 13 qershor, pasi që mbrojtja kërkoi shikim në materialet e përgjithshme të fakteve.

Sipas Nikolla Polenak, njëri nga avokatët e mbrojtjes, nuk u janë dërguar 160 fakte nga aktet në këtë lëndë, ndërsa pa mbikëqyrje në të gjithë dokumentacionin ata nuk mund ta përgatisin mbrojtjen. Ai tha se pasqyra në dokumentacion është e domosdoshme para se të caktohet gjykimi kryesor.

Gjykatësja kryesore Pavlina Hristova theksoi se një pjesë e fakteve nuk kanë qenë të dërguara deri te të gjithë të akuzuarit për shkak të kushteve kohore dhe hapësinore dhe paralajmëroi se të gjitha faktet do të jepen në shikim.

Avokati i mbrojtjes Mirosllav Vujiq tha se fajin për këtë nuk e locon te gjykata, duke e pasur parasysh vëllimin e dokumentacionit të fakteve.

Mbrojtja e seancës së sotme gjyqësore kërkoi zëvendësim të paraburgimit për Velija Ramkovskin dhe vajzës së tij Emel me paraburgim shtëpiak.

Në aktin akuzues të elaboruar në 79 faqe, Ramkovski dhe 22 të akuzuarit e tjerë ngarkohen për shoqërime kriminale, fshehje tatimi, larje parash dhe vepra të tjera penale, shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim dhe dëmtim si dhe befenicim të kreditorëve, ndërsa tre nga grupi i madh i të akuzuarve për pengim të dëshmisë.

Në listën e të akuzuarve, përveç Ramkovskit ndodhen edhe vëllai dhe vajza e tij, por edhe drejtues aktual dhe të mëparshëm të firmave që janë regjistruar në "Pero Nakov". Bëhet fjalë për 16 firma mes të cilave edhe "Vreme EÇ", "Vreme trejd", "Plus produksion", "Shtypshkronja Misirkov" dhe "A1" dhe "A2".

Publikuar: 23.05.2011 | 15:07
Lexuar: 486 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime