E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kuadër të vizitës në Qipron Veriore, Rektori Prof. Dr. Agron Reka nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Prof. Dr. Turgut Tumer, President i Middle East Technical University North Cyprus Campus (METU NCC) – President i Kampusit të Qipros Veriore të Universitetit të Lindjes së Mesme.
USHT nėnshkroi marrėveshje bashkėpunimi me dy universitete nga Qiproja Veriore

Me qëllim të zgjerimit të rrjetit të bashkëpunimit me universitetet tjera dhe ndërkombëtarizmit të Universitetit, një delegacion i Universitetit Shtetëror të Tetovës, i kryesuar nga rektori Prof. dr. Agron Reka, realizoi vizitë zyrtare në dy universitete me renome në Qipron Veriore të Republikës së Turqisë.

Në kuadër të vizitës në Qipron Veriore, Rektori Prof. Dr. Agron Reka nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Prof. Dr. Turgut Tumer, President i Middle East Technical University North Cyprus Campus (METU NCC) – President i Kampusit të Qipros Veriore të Universitetit të Lindjes së Mesme.

Në marrëveshje parashihet bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë, për të cilin palët nënshkruese pajtohen të bashkëpunojnë për të identifikuar fushat ku stafi dhe studentët e të dy institucioneve do të mund të punojnë së bashku për të promovuar përsosmërinë ndërkombëtare në arsimin e lartë.
USHT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me dy universitete nga Qiproja Veriore

Gjatë kësaj vizite, Rektori i USHT-së, Prof. Dr. Agron Reka, i shoqëruar edhe nga Prorektori për arsim, Prof. Dr.Ismail Ahmedi dhe Shefi i Zyrës për marrëdhënie me jashtë, zonjusha Valdrina Fetai, po ashtu nënshkroi një tjetër marrëveshje bashkëpunimi edhe me Prof. Dr. Abdulla Oztoprak, Rektor i Eastern Medditearian University, cili së bashku me Prorektorin për marrëdhënie me jashtë shprehu gatishmëri dhe dëshirë të madhe për të bashkëpunuar me Universitetin Shtetëror të Tetovës. Marrëveshja parashikon bashkëpunim institucional në të gjitha fushat shkencore dhe organizimin e takimeve të ndryshme ndëruniversitare.

Drejtuesit e dy universiteteve diskutuan për mundësinë e dërgimit të një grupi studentësh të USHT-së në shkollën verore të organizuar nga EMU dhe ndjekjen e kursit për mësimin e gjuhës angleze që do të zhvillohet gjatë muajve të verës në hapësirat e këtij universiteti.
USHT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me dy universitete nga Qiproja Veriore
USHT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me dy universitete nga Qiproja Veriore

Publikuar: 23.05.2011 | 08:00
Lexuar: 585 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime