Ata që e njohin francezin, shprehet se ai ka sensin e humorit, por është gjithashtu i vetëdijshëm për pozitën e tij dhe autoritetin. Ai është një person simpatik, gjithmonë i gatshëm për të bërë një gjest të mirë, i qeshur dhe dashamirës.
Kur ai ecën drejt dhomës së tij, njerëzit mbajnë shënim, kur ai flet, të gjithë dëgjojnë
Për kolegët e tij në financat globale publike, Dominique Strauss-Kahn ishte një ndër personat, ose personi më karizmatik që mund të gjendej.
Kur ai ecën drejt dhomës së tij, njerëzit mbajnë shënim, kur ai flet, të gjithë dëgjojnë, shprehet një ndër zyrtarët europianë, që ka marrë pjesë në shumë takime të ministrave të eurozonës, duke ju referuar Shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Ata që e njohin francezin, shprehet se ai ka sensin e humorit, por është gjithashtu i vetëdijshëm për pozitën e tij dhe autoritetin. Ai është një person simpatik, gjithmonë i gatshëm për të bërë një gjest të mirë, i qeshur dhe dashamirës.
Nuk është një arrogant bastard, shprehet një zyrtar tjetër europian.
Por pas ngjarjes më të fundit, të gjithë po shohin një tjetër Strauss-Kahn, i fiksuar pas femrave, një sektret i ruajtur mes kolegëve, gazetarëve francezë, i mbuluar me pozitën e fuqishme, në krye të FMN.
Shpesh herë Kahn i ka dërguar lule gazetareve të reja, por ky gjest nuk është interpretuar si një dobësi ndaj femrave.
Strauss-Kani i dytë, i quajtur nga gazeta javore franceze Le Journal du Dimanche le grand seducteur, në shqip joshësi i madh, e filloi karrierën e tij në krye në FMN-së me një histori me një femër, vartëse të tij. por tani çështja është shumë herë më serioze, pasi Kahn akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një prej punonjëseve të hotelit ku ai ishte akomoduar.
Sipas policisë së Nju Jorkut, Kahn ka ushtruar dhunë mbi një punonjëse 32-vjeçare të hotelit me origjinë nga Guinea, vend të cilin Fondi Monetar po e ndihmon për tu rimëkëmbur.
Por nga ana tjetër avokatët e Strauss-Kahn, e kanë mohuar këtë akuzë. Ekonomisti i shquar, që ishte mjaft popullor në FMN dhe botërisht i kuptueshëm për të kandiduar si Presidenti i Francës, hoqi dorë nga posti i tij për të provuar pafajësinë. Pra në skenë ka dalë fanfazma që karakterizon njerëzit e fuqishëm, të cilët abuzojnë me pushtetin e tyre.
Dhe pa marrë parasysh se si do të jetë përfundimi në gjykatë, duket se karriera e Strauss-Kahn ka marrë fund. Miqtë dhe kolegët e tij janë të shokuar.
Sipas një sondazhi të realizuar në Francë, 57% e të anketuarve mendojnë se politikani socialist ishte patjetër ose ndoshta, viktimë e një komploti. Por ndërkohë që Kahn pritet të përballet me drejtësinë, është ndezur debati se kush do të jetë pasuesi i tij në krye të FMN. Dhe sipas të gjitha gjasave, ministrja aktuale franceze e financave, Christine Lagarde, pritet të zëvëndësojë Strauss-Kahn, edhe për shkak të nevojës që aktualisht ka Evropa për këtë institucion.