E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Punëtori, që për herë të parë organizohet në Maqedoni, marrin pjesë dhjetëra punëtori teatrore nga të dy vendet, ndërsa e udhëheq aktori gjerman Mihael Kednau nga grupi teatror Shmic Katce (Karlsrue). Prezantimi përfundimtar para publikut do të realizohet të enjten në Qendrën informative kulturore, Salloni 19 19 Shkup.
Punėtori pėr teatėr tė improvizimeve pėr herė tė parė nė Maqedoni








- Në organizim të organizatave joqeveritare CDU T-HAUS, Kontrapunkt, Loja nga Maqedonia dhe Multimedia nga Kosova, në Qendrën informative kulturore në Shkup po mbahet punëtori për Impro teatër, përkatësisht teatër të improvizimeve.

Në Punëtori, që për herë të parë organizohet në Maqedoni, marrin pjesë dhjetëra punëtori teatrore nga të dy vendet, ndërsa e udhëheq aktori gjerman Mihael Kednau nga grupi teatror Shmic Katce (Karlsrue). Prezantimi përfundimtar para publikut do të realizohet të enjten në Qendrën informative kulturore, Salloni 19 19 Shkup.

Kednau në vitin 2007 e formoi edhe impro-teatrin "Improminenc", ku marrin pjesë aktorë nga e mbarë Gjermania. Nga fundi i vitit 2009 është anëtar edhe i ansamblit "Shtegrajf dhe Guk". Si aktor aktron në disa shfaqje teatrore.

Teatri i improvizimeve është formë e reagimit të drejtpërdrejtë, deri atëherë të paprovuar të aktorëve, sipas rregullave të cilat i sqaron moderatori. Tani publiku është ai nga i cili kërkohet ta luajë rolin kryesor: aktorëve në skenë u jep propozime për përmbajtjen. Këto tema janë themelore për skenat të cilat krijohen spontanisht. Skenat e improvizuara nuk janë befasi vetëm për publikun por edhe për aktorët e tjerë të skenës, që vetë ngjarjen e bën interaktive dhe në momente komike dhe të hareshme.

Punëtoria për impro teatër dhe prezantimi janë të mbështetur nga Fondacionet Fridrih Ebert dhe Robert Bosh, si dhe me grant nga programi CIVICA Mobilitas, implementuar nga CIRa dhe financiarisht e mbështetur nga SDC.

Publikuar: 25.05.2011 | 12:58
Lexuar: 454 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime